Flash News

Bota

Trump në samitin e NATO-s: Javët e fundit u morëm me Kosovën dhe Serbinë

Trump në samitin e NATO-s: Javët e fundit u morëm me Kosovën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka përmendur sërish Kosovën dhe Serbinë, gjatë Samitit të NATO-s në Hagë të Holandës.

Teksa foli lidhur me një telefonatë nga presidenti rus, Vladimir Putin, Trump tha se “e dini, javët e fundit u morëm me Indinë dhe Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë”.

“Më telefoni një ditë dhe më tha ‘A mund të të ndihmojë me Iranin? I thashë ‘Jo, mund të më ndihmosh me Rusinë. Sepse, e dini, javët e fundit u morëm me Indinë dhe Pakistanin. Kosovën, Serbinë. Mendoj se të premten kemi Kongon dhe Ruandën që po vijnë”, tha Trump. 

Disa ditë më parë, Trump tha se atij do t’i duhej t’ia jepnin çmimin Nobel për Paqe për punën e tij në normalizimin e raporteve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë administratës së tij të parë.

“Do të duhej të ma jepnin Çmimin Nobel për Ruandën apo Kongon, mund të themi edhe për Serbinë dhe Kosovën, mund të thoni edhe për shumë tjerë, dhe e madhja është India dhe Pakistani…”, u shpreh ai, për të vazhduar: “Nuk ma japin mua, ua japin vetëm liberalëve”, tha ai. 

 

Të fundit