Flash News

Ditari i Opozitës

Rinumërimi i votave/ Alimehmeti akuzon KAS: Sistemi të reformohet, duhet analizë brenda PD!

Rinumërimi i votave/ Alimehmeti akuzon KAS: Sistemi të reformohet,
Ilir Alimehmeti

Hapja sërish e kutive i uli dhjetëra vota kandidatit demokrat, Ilir Alimehmeti pasi u vlerësuan si të pavlefshme. Lidhur me këtë, Alimehmeti akuzon Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ se është bërë pjesë e manipulimit të rezultatit, me leximin e gabuar të fletëve të votimit.

“Ata që janë mësuar të fusin duart, vazhdojnë të ndikojnë numëruesit. KAS i quan vota të shtuara ato vota që me vendim administrativ ka ndërhyrë te vullneti i qytetarëve, të cilët kanë votuar te mbiemri, si me sistemin e vjetër zgjedhor. Pra, kur këto vota duhet të ishin të vlefshme!”, thotë Alimehmeti.

Në vazhdën e parregullsive të zgjedhjeve, e cilëson procesin e rinumërimit mjeku që kandidoi për deputet. Si dhe shpreh pakënaqësi për sistemin elektoral, që edhe pse ndër më të votuarit në PD, nuk do të jetë në Parlament.

Alimehmeti tregon edhe nevojën për analizën e brendshme: “Parimi duhet të jetë që në Parlament përfaqësues duhet të jenë më të votuarit. Por ky sistem nuk e lejon.”

Pyetje: Mendoni se duhet të kishit mbështetje më të madhe nga struktura e partisë?

“Kjo është pjesë e analizës së kandidatit apo edhe në nivel qarku. Por gjithmonë ka vend për më mirë.”, tha Alimehmeti per Top Channel.

Të fundit