Flash News

Ditari i Opozitës

11 maji, Nesho: PD pritet të raportojë në nivelet më të larta të administratës Trump

11 maji, Nesho: PD pritet të raportojë në nivelet më të

Diplomati Agim Nesho njofton se së shpejti drejtues të lartë të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, do të raportojnë në nivelet më të larta të administratës së Trump në SHBA, për shkeljet elektorale të 11 majit.

I ftuar në Syri tv, Nesho ka folur dhe për shkrimin e tij të publikuar në FoxNews ‘Njihuni me Ramaduron ...’ ku tregohet për Edi Ramën. Sipas tij, ky ishte një artikull që ka përkuar me interesat e Fox-it dhe është publikuar, duke vënë në alarm Edi Ramën dhe marionetat e tij.

"Mendoj se ka ardhur koha dhe së shpejti opozita e PD-së do të jetë prezente në nivelet më të larta të administratës së SHBA-së për të raportuar, shpjeguar, duke njohur më nga afër të gjithë ato problematika që janë shtruar dhe evidentuar deri më tani nga OSBE-ODIHR, ashtu edhe nga informacionet e tjera që vijnë nga të gjitha institucionet e tjera.

Është një artikull opinion, unë kam shkruar mbi 30 artikuj për grupin e Fox, por më kanë botuar 11 në SHBA, edhe në interes të politikës së jashtme të tyre.

Por ky artikull ishte një artikull që tregon shkallën e reflektimit të ‘Ramaduros...’, u shpreh Agim Nesho . 

Të fundit