Flash News

E-TJERA

Gara për kreun BKH-së, skualifikohen 6 kandidatë, arsyeja

Gara për kreun BKH-së, skualifikohen 6 kandidatë, arsyeja

6 kandidatë në garë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë skualifikuar nga konkurrimi.

Shkak për moskualifikimin e tyre në fazën e parë të garës lidhet me mosplotësimin e kritereve formale.

Për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë aplikuar 13 kandidatë.

Ndër emrat më të spikatur janë ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit Haki Çako dhe Gledis Nano, zv/drejtori aktual i BKH-së Joni Keta, si dhe prokurori Andi Pogace.

Të fundit