Flash News

POLITIKOFF

Mos e mbuloni karrocën e foshnjës në ditë të nxehta si këto, ja pse

Mos e mbuloni karrocën e foshnjës në ditë të nxehta si

Me ardhjen e temperaturave të larta gjatë verës, shumë prindër përpiqen t’i mbrojnë foshnjat nga dielli duke mbuluar karrocën me një pëlhurë apo shami.

Edhe pse qëllimi është i mirë, ky veprim mund të sjellë pasoja serioze për shëndetin e fëmijës.

Ekspertët paralajmërojnë se mbulimi i karrocës pengon qarkullimin e ajrit dhe krijon një efekt “serre”, duke rritur ndjeshëm temperaturën brenda saj.

Edhe një material i lehtë, si gaza pambuku, mund ta ngrohin karrocën në mënyrë të rrezikshme.

Një test i kryer në Suedi tregoi se, në ditë të nxehta, temperatura brenda një karroce të mbuluar mund të arrijë deri në 34°C pas vetëm gjysmë ore.

Në raste ekstreme, nëse jashtë janë 25°C, temperatura brenda karrocës mund të kalojë edhe 40°C.

Pediatrja Svante Norgren nga Spitali “Astrid Lindgren” në Stokholm thekson se foshnjat nuk mund ta rregullojnë temperaturën e trupit si të rriturit, përmes djersitjes.

Si rezultat, ato janë më të rrezikuara nga mbinxehja, e cila mund të shkaktojë dëmtime serioze në tru, madje edhe goditje fatale nga nxehtësia.

Çfarë duhet të bëjnë prindërit?

1.Mos mbuloni karrocën me pëlhura të zakonshme – përdorni vetëm mbulesa të posaçme që mundësojnë qarkullimin e ajrit.

2.Shmangni daljet në orët më të nxehta të ditës – nga ora 10:00 deri në 16:00.

3.Mos i vendosni kapuç foshnjës– koka është zona kryesore për rregullimin e temperaturës.

4.Përdorni veshje të lehta dhe të ajrosshme – rroba të holla, me ngjyra të çelëta

5.Hiqni çorapet – këmbët ndihmojnë në ftohjen natyrale të trupit.

6.Sigurohuni që fëmija të hidratohet mirë – ofroni ujë ose qumësht më shpesh gjatë ditës.

Kujdesi në ditët e nxehta është thelbësor për shëndetin e të vegjëlve. Një veprim i thjeshtë, por i pavetëdijshëm, mund të kthehet në një rrezik serioz për jetën e foshnjës./ TAR

Të fundit