Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ramaduro nuk e pranon Avokatin e Popullit sepse vjen nga shtresa e të persekutuarve politikë

Berisha: Ramaduro nuk e pranon Avokatin e Popullit sepse vjen nga shtresa e

Kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se kandidatura e Avokatit të Popullit nuk votohet nga Partia Socialiste për shkak se është propozuar nga opozita.

Ai theksoi se Ndregjoni plotëson të gjitha kriteret, duke theksuar “hajde ta votojnë dhe ta mbyllim sot këtë punë”.

Sali Berisha: Problemi i avokatit të popullit shtyhet prej 1 viti, për shkak se ju nuk pranoni kandidaturën e opozita ndonëse plotëson çdo kriter, Në rregull ka qenë që avokati propozohet nga opozita, kërkoni të impononi nëpërmjet përjashtime pa asnjë kriter të kandidaturave që paraqet opozita dhe jeni të gatshëm ta shtyni me vite, për faktin se një kandidature nga ana juaj nuk pranohet për shkak se ka qene i dënuar politikisht.

Ndregjoni plotëson të gjitha kriteret, hajde ta votojnë dhe ta mbyllim sot këtë punë.

Për ne ky është një institucion që duhet të plotësohet me drejtuesin e tij.

Të fundit