
Flash News
Evazioni i rigonit që ktheu Muçin në meme
Edi Rama kundër popullit, ‘në emër të popullit’
Shembet me tritol ndërtesa e fundit në Theth, tymi mbulon zonën
Pushteti vendor nën diktatin e Ramës, Afrim Krasniqi për Politiko: Devijim nga demokracia dhe Kushtetuta, institucionet heshtin
Merr flakë në ecje autobusi në Gjirokastër-Sarandë
10 kritikat më të forta të raportit të PACE për zgjedhjet e 11 Majit!
Nga Franc Nuri*
Raporti përfundimtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE), i publikuar më 19 qershor 2025, vë në pah probleme serioze që cenojnë integritetin dhe barazinë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Abuzimet me burimet publike, presioni mbi votuesit dhe dështimi i institucioneve shtetërore për të garantuar standarde demokratike, janë shqetësimi më serioz sipas raportit.
Në vijim gjeni të detajuar 10 problemet më serioze të zgjedhjeve sipas këtij Raporti ndërkombëtar:
1. Përdorimi i burimeve shtetërore në favor të PS
Partia në pushtet përfitoi në mënyrë të jashtëligjshme nga faljet e gjobave, aktivitetet e rëndësishme zyrtare para zgjedhjeve, dhe përdorimi i infrastrukturës publike për fushatë, duke dëmtuar ndjeshëm konkurrencën politike dhe garën e barabartë mes subjekteve zgjedhore.
2. Blerja e votës dhe presioni mbi votuesit
Format e zakonshme të blerjes së votës (para, kredi pa interes etj.) dhe presion ndaj punonjësve të administratës (telefonata, inspektim, kërcënime) gjatë gjithë fushatës, demaskojnë një mungesë thelbësore të lirisë së votës në Shqipëri.
3. Parregullsi serioze gjatë ditës së votimit dhe numërimit të votave.
Në 11 maj u evidentuan shkelje procedurale të shumta: cenim i fshehtësisë së votës, prani e paautorizuar individësh në qendra votimi, ndërhyrje nga përfaqësues partiakë, si dhe mungesë transparence në numërim, shkelje sdandardesh të cilat sipas Raportit, çuan në një proces të dobët institucional.
4. Dështimi i SPAK, Prokurorisë dhe Policisë për të parandaluar krimet zgjedhore
Mekanizmi institucional i krijuar për bashkëpunim modis SPAK, Prokurorisë dhe Policisë, nuk reagoi në kohë ndaj blerjes së votës, presionit dhe ndërhyrjeve kriminale, duke dështuar në mbrojtjen dhe vijimin e ndershëm të zgjedhjeve.
5. Ndikimi i krimit të organizuar dhe rrjeteve klienteliste
Raporti evidenton investigime për ndërhyrje të organizatave kriminale dhe rrjetesh patronazhistësh, të lidhura me strukturat lokale të Pushtetit, që kanë krijuar skema sistematike të manipulimit të votës në komunitete banorësh të shumtë.
6. Manipulimi i informacionit dhe censura në media dhe rrjetet sociale
Pronësia e medieve është përqendruar te aktorët politikë, ndërsa rrjetet sociale funksionojnë pa rregullim. Ndalimi i TikTok perceptohet si instrument për heshtjen e opozitës, duke e bërë fushatën një “fushë informacioni” të njëanshme.
7. Mungesa e garancive për zgjedhje të ndershme sipas standardeve europiane
Në mungesë të një mjedisi politik të barabartë, ku kandidatë alternativë dhe të pavarur përjashtohen, zgjedhjet zhvillohen në një atmosferë ekstreme ku “fituesi i merr gjithçka”, pa hapësirë të vërtetë për debat politik, pluralizëm dhe dialog demokratik.
8. Problemet me votën e diasporës
Megjithëse pjesëmarrja e diasporës përbën një risi pozitive që ndodh për herë të parë, problemet logjistike dhe ligjore (vonesa postare, afate të ngushta, numërim manual) kanë kufizuar pjesëmarrjen e votuesve, duke kompromentuar efektivitetin e procesit të përfshirjes së votuesve nga jashtë vendit.
9. Politizimi i administratës zgjedhore në nivelet e ulëta
Emërimet e anëtarëve të komisioneve vendore nga partitë, dobësuan trajnimin dhe organizimin, duke shkaktuar vakum operativ dhe probleme gjatë ditës së votimit.
10. Problemet në raportimin dhe financimin e fushatave
Transparenca financiare është e dobët: shpenzimet nuk monitorohen mjaftueshëm, mungojnë sanksionet për shkelësit, dhe strukturat përkatëse nuk kontrollojnë me efikasitet burimet financiare. Kjo i lejon partitë me financa të paqarta të dominojnë fushatën, duke cenuar konkurrencën.
Përfundim
Raporti për zgjedhjet i Këshillit të Evropës e bën copë procesin zgjedhor. Tej gjuhës diplomatike, raporti nën rreshta evidenton se nuk ishte PS por ishte qeveria Shqiptare që garoi me partitë e tjera në zgjedhje!
Sipas raportit, në zgjedhjet e 11 majit pati dështim të institucioneve Shqiptare për të garantuar integritetin e zgjedhjeve. Kultura politike e përçarjes dhe mungesa e një fushë të barabartë për gjithë konkurrentët, dëmtuan rëndë besueshmërinë dhe legjitimitetin e zgjedhjeve të 11 majit.
Në përfundim, Raporti nënvizon se Shqipëria duhet të vijojë me reforma thelbësore, në përputhje me standardet europiane, në mënyrë që zgjedhjet të jenë vërtet të lira, të drejta, dhe gjithëpërfshirëse.
*Përfaqësues i Ligjor i Partisë Demokratike në KQZ
Të fundit


Ambasadori që u dëbua nga Shqipëria, i dyshuar për rrëmbimin e agjentit të FBI-së
15 Korrik 2025, 22:29
Karamuço: Komunikimet në Matrix do të zbardhin fatin e Martinajt dhe Talo Çelës
15 Korrik 2025, 22:14

Ylli i “Adolescent” bëhet i nominuari më i ri për çmimet Emmy
15 Korrik 2025, 21:37


Korreshi: Duhet të kesh mik për të blerë një bidon qumësht, pasiguria është te baxhot
15 Korrik 2025, 20:43
Fatura që po shteron qumështin
15 Korrik 2025, 20:27

Aksioni për produktet pa faturë, Tatimet: Përjashtohen shitësit ambulantë
15 Korrik 2025, 19:56
Sllovakia bllokon paketën e 18 të sanksioneve ndaj Rusisë
15 Korrik 2025, 19:35
Zbulohet paga e Modrić tek Milan
15 Korrik 2025, 19:15
Evazioni i rigonit që ktheu Muçin në meme
15 Korrik 2025, 18:55
Programi i Rindërtimit nuk i shembi barrierat për personat me aftësi të kufizuar
15 Korrik 2025, 18:33
Ka një arsye pse pijet freskuese shijojnë më shumë kur i pimë në shishe qelqi
15 Korrik 2025, 18:19
Aksioni i shembjeve, Hoxha: Për deformimin e votës janë dhënë leje ndërtimi
15 Korrik 2025, 17:57
Edi Rama kundër popullit, ‘në emër të popullit’
15 Korrik 2025, 17:57
Analiza e DW: A mund ta frikësojnë Putinin kërcënimet e Trump?
15 Korrik 2025, 17:43
Dyshohet se vrau policin, Prokuroria kërkon dënim me burg për të miturin në Kosovë
15 Korrik 2025, 17:33
"Shqipëria po plaket"/ Xhixho: Qeveria zero përpjekje për të frenuar shpopullimin
15 Korrik 2025, 17:23
Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës
15 Korrik 2025, 17:13
Mediat e huaja: Trump i kërkon Ukrainës të bombardojë Rusinë
15 Korrik 2025, 17:00

Tirana prezanton uniformat e reja për sezonin e ardhshëm
15 Korrik 2025, 16:45

Shembet me tritol ndërtesa e fundit në Theth, tymi mbulon zonën
15 Korrik 2025, 16:20



Si ndikoi Melania në qëndrimin e Donald Trump ndaj Putinit?
15 Korrik 2025, 15:41
Merr flakë në ecje autobusi në Gjirokastër-Sarandë
15 Korrik 2025, 15:29
Opozita: Të ikë Kryeministri!
15 Korrik 2025, 15:17
Ish-kancelarja gjermane në një piceri në Napoli, shefi: Menduam se ishte sozia e saj
15 Korrik 2025, 14:58
Lojëra fati online, arrestohet administratori i lokalit te "Rruga e Elbasanit"
15 Korrik 2025, 14:40
Trajneri i futbollistit të Kombëtares përfundon në spital
15 Korrik 2025, 14:28
"Fondet e IPARD u grabitën para fushatës"/ Berisha: Skapi i partisë bllokoi hetimin
15 Korrik 2025, 14:15
11 Maji/ Berisha nxjerr të tjera prova: Edi Rama bleu votat me skemat në bujqësi
15 Korrik 2025, 14:00
Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën
15 Korrik 2025, 13:53
Skerdi Tase rrëfen në GJKKO vrasjen e Emiljano Ramazanit: U paguam 130 mijë euro
15 Korrik 2025, 13:48
Kishte ardhur me pushime në Dhërmi me shoqërinë e tij, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova
15 Korrik 2025, 13:34
Sekuestrohen pasuritë e 53-vjeçarit në Tiranë (EMRI)
15 Korrik 2025, 13:27
Për herë të parë, Serbia në stërvitje të përbashkët me Kinën
15 Korrik 2025, 13:17
A mund ta frikësojnë Putinin kërcënimet e Trump?
15 Korrik 2025, 13:07

Tabaku: Qeveria po zhvat Thethin për t’ia dhënë oligarkëve!
15 Korrik 2025, 12:47

Urdhëri i Ramës, vijon vala e dorëheqjes së drejtorëve të bashkive në vend
15 Korrik 2025, 12:25
Atentati ndaj Aredin Beharit, Tasi: S’mora asnjë lek! Ja kush ishte porositësi
15 Korrik 2025, 12:20
Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të!
15 Korrik 2025, 12:11
Dështon edhe përpjekja e 47-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
15 Korrik 2025, 12:01
Po punonte me sondë shpimi për hapjen e pusit, humb jetën 55-vjeçari
15 Korrik 2025, 11:51
Rama i lirë në inceneratorë dhe i shtrenjtë në rigon!
15 Korrik 2025, 11:40

Molotov dhe përleshje me policinë, si paraqitet sot situata në zemër të Thethit
15 Korrik 2025, 11:24
Sa herë në vit duhet t’i prisni flokët? Ja çfarë sugjerojnë ekspertët
15 Korrik 2025, 11:10
Zjarr në Fier, përfshihet nga flakë një shtëpi
15 Korrik 2025, 11:00
Ilir Beqaj shtrohet me urgjencë në QSUT, ish-ministri përballet me infeksion të rëndë
15 Korrik 2025, 10:51



Shpesh herë shkaktar për helmim, zbuloni sa ditë qëndron orizi i gatuar në frigorifer?
15 Korrik 2025, 10:20
Braçe denoncon krimin mjedisor: Ujërat e zeza po derdhen në Liqenin Artificial
15 Korrik 2025, 10:09
“Ferr” deri në fund të muajit, meterologia: Ja çfarë na pret pas datës 21 korrik
15 Korrik 2025, 09:56

EMRI/ Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet në Greqi shqiptari me dy identitete
15 Korrik 2025, 09:19
Vrasja e Martin Canit, autori në gjykatë: Thikën e gjeta në rrugë
15 Korrik 2025, 09:02


Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024
15 Korrik 2025, 08:30
Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja
15 Korrik 2025, 08:20
Parashikimi i motit për ditën e sotme
15 Korrik 2025, 07:55
HOROSKOPI/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
15 Korrik 2025, 07:34
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Korrik 2025, 07:16

"Do japim jetën për tokën tonë", banorët e Thethit nuk tërhiqen
14 Korrik 2025, 22:42
Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth
14 Korrik 2025, 22:24
IKMT shkatërron kamperin në Theth, Berisha: Edhe ky ishte ndërtim pa leje për Ramaduron
14 Korrik 2025, 21:58
Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë
14 Korrik 2025, 21:45
Alvaro Carreras lojtari më i ri i Real Madridit
14 Korrik 2025, 21:40

Këto shenja do të ndriçojnë këtë javë, zbuloni nëse jeni mes tyre
14 Korrik 2025, 21:26

Mjeku gjerman në gjyq për vrasjen e 15 pacientëve që kishte nën kujdes
14 Korrik 2025, 21:08

Shembjet në Theth, Alizoti: Rama ndjek modelin e Enver Hoxhës
14 Korrik 2025, 20:40
Tentoi të rrëmbente një 4-vjeçare në një park, dënohet 48-vjeçari shqiptar në Greqi
14 Korrik 2025, 20:36
Valët e të nxehtit shkaktuan mbi 1000 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
14 Korrik 2025, 20:17
Trump takon shefin e NATO-s, thotë sërish se ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë
14 Korrik 2025, 20:10
Ritualet e mëngjesit që rrisin fokusin dhe energjinë
14 Korrik 2025, 19:49
Fieri dhe Mirdita hapin tenderë për të blerë dronë
14 Korrik 2025, 19:42


U hodh nga 42 metra e lartësi për tu zhytur në ujëvarë, i riu përfundon në spital
14 Korrik 2025, 19:09
EMRAT/ Trafik droge nga Holanda, Gjykata e Brindisit dënon me 48 vite burg tre shqiptarë
14 Korrik 2025, 18:58
Kolegji kërkon sërish kontratat e Genci Manes me OSHEE dhe UKT
14 Korrik 2025, 18:47
Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë
14 Korrik 2025, 18:33
Shteti ka rënë!
14 Korrik 2025, 18:20
