Flash News

E-TJERA

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 26 qershor lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Partë Tiranë, Avni Sejdi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Ina Rama dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Sejdit ndaj vendimarrjes së Komisionit. Vendimi i Kolegjit është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Avni Sejdi e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë si ndihmësgjyqtar në vitin 1996 dhe në 2000-in u emërua si gjyqtar në Gjykatën e Mirditës. Në vitin 2007, ai u transferua në Gjykatën e Pukës dhe prej vitit 2013 e deri në shkarkimin nga detyra, e ushtroi funksionin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Gjyqtari Avni Sejdi u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 19 janar 2024, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë. Reporter.al

Të fundit