Flash News

Ditari i Opozitës

Mungesa e Ramës në Kuvend, Boçi: E ka refuzuar dhe përçmuar vazhdimisht parlamentin

Mungesa e Ramës në Kuvend, Boçi: E ka refuzuar dhe

Nënkryetar i PD dhe deputeti i zgjedhur në 11 maj, Luçiano Boçi komentoi faktin se kryeministri Edi Rama është rikthyer në Kuvend pas një mungese të gjatë.

Në një intervistë në Ora News, Boçi u shpreh se Rama e ka refuzuar vazhdimisht Kuvendin dhe se Kuvendi është kthyer në noter të qeverisë.

BoçiAi e ka refuzuar vazhdimisht Kuvendin.

E ka përçmuar në aktivitetin e tij ekzekutiv se nuk mund të themi thjesht politik. 

Kjo sjellje është një sjellje që ka krijuar edhe idenë e një Kuvendi që është thjesht noter i qeverisë.

Pra është edhe përçmim edhe mosvlerësim por edhe përdorim total i Kuvendit në funksion të qëllimeve të tij.

Ndërsa deklarat e tij që lidhen me ikjen e tij janë shqiptarët që vendosin brenda një procesi të rregullt zgjedhor që largojnë një kryeministër.

Dhe nuk janë çështje dëshirash të një kryeministri sepse Shqipëria kërkon që të jetë në BE, ka vite që lufton për një gjë të tillë por që kjo nuk arrihet si paketë ëndrrash por arrihet si paketë reformash demokratike, shteti ligjor,  zgjedhje të lira e të ndershme.

Dhe sa kohë që këto nuk plotësohen aq më shumë largohet kjo pika e mbërritjes e Europës.

Pjesa e deklaratës për Italinë për mua është paksa shokuese.

Ne kemi pasur dhe kemi marrëdhënie  historike e tradicionale pavarësisht momenteve të vështira ndonjëherë me Italinë dhe vazhdojmë ti kemi këto marrëdhënie që konsiderohen vëllazërore, por që jemi një komb këtë nuk mund ta themi.

Të fundit