Flash News

E-TJERA

Kapet me kokainë, arrestohet 26 -vjeçari në Sarandë (EMRI)

Kapet me kokainë, arrestohet 26 -vjeçari në Sarandë (EMRI)

Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia në Sarandë, pasi akuzohet për posedim të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë Eljos Papadhima, pasi gjatë kontrollit të policisë i jaën gjetur dhe sekuestruar 4 doza me lëndë narkotike kokainë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Vlorë dhe Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit: E.P, 26 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, në fshatin Dhërmi, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë”, njofton policia.

Papadhima është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale. 

Të fundit