Flash News

E-TJERA

"Procesi ndaj tij do të rrëzohet në Strasburg", Tela: Absurde se si Meta mbahet në burg pa afat

 "Procesi ndaj tij do të rrëzohet në Strasburg", Tela:
Gazetari Andi Tela foli për vendimin e Gjykatës së Posaçme që la Ilir Metën, presidentin e Partisë Lirisë  në paraburgim pa afat.

I ftuar në MCN, Tela shprehu shqetësimin e tij për tre arsyet që sipas Gjykatës justifikojnë mbajtjen e Metës në burg, të cilat, sipas tij, janë të pabaza dhe pa fakte.

"Ajo që do të vlerësojmë sot është vendimi për ta mbajtur Ilir Metën në burg pa afat. 

Për cilat arsye e ka marrë këtë vendim gjykata? Akuzat ndaj tij mund të jenë të rënda, mund të shqyrtohen në gjykatë dhe Meta mund të dënohet, por ky është një proces që mund të kërkojë deri në tre vjet. 

Është absurde që Meta të qëndrojë në burg pa asnjë provë të fortë që justifikon një masë kaq drastike. 

Arsyet që gjykata ka paraqitur për të mbajtur Metën në burg janë të pasinqerta. Ekziston frika se mund të arratiset, por kjo është vetëm një supozim. Po ashtu, thonë se mund të shkatërrojë provat, por ata nuk kanë asnjë provë të mjaftueshme që e mbështet këtë dhe po diskutojnë ende nëse ekziston një kartë apo jo. 

Është e pabesueshme që, edhe pas gjithë këtyre argumenteve të pabaza, gjykata vendos ta mbajë Metën në burg. Këto tre arsye janë të pafundme dhe të pabaza. 

Nuk ka asnjë shans që Meta të përsërisë këtë vepër penale. Këto procese si i Metës, Berishës dhe Veliajt, si ai i Thoma Gëllçit do të rrëzohen të gjitha në Strasburg se nuk ka arsye të mbahen në burg", tha Tela. 

Të fundit