Flash News

E-TJERA

Flet avokati i Metës: Nuk ka dijeni për përdorimin e kartave, se di çfarë ka ndodhur me Kryemadhin

Flet avokati i Metës: Nuk ka dijeni për përdorimin e kartave, se

Pas vendimit të GJKKO, avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani dha një deklaratë për mediat.

Cakrani u shpreh se Meta nuk ka dijeni për procedurat e lobimit dhe nuk ka qenë i përfshirë në firmosjen e ndonjë dokumenti përkatës.

Avokati theksoi se Meta nuk ka përdorur kartat bankare të biznesmenit Dritan Shatku, të cilat janë në qendër të akuzave ndaj tij. Ai tha se kartat mund të jenë përdorur nga Monika Kryemadhi.

“Ishte kërkesa e parë pas lënies së arrësit në burg. Në fakt prokuroria duhej të kishte 4 diligjenca. U kërkuar nga prokuroria prova që administruar seancën e kaluar. Dhamë pretendimet tona. Organi i procedurës nuk ka kryer veprim këto 8 muaj. Kërkuam dhe zëvendësim e saj. Diskutuam rreth 45 minuta duke parashtruar arsyet. Foli dhe vetë Meta 1 orë. Hodhi dritë mbi veprimet e organit të procedurës për kartën e ish bashkëshortes dhe veprim lobimi që nuk ka me emër dhe mbiemër kush ka firmosur. Pas një debati me prokurorin Kllapi, gjykata vendosi vazhdimin e masës së sigurimit. Nuk prisnim ndryshim të masës. Jemi të bindur se Meta është aty për arsye politike. I ka kaluar çdo limit organi i procedurës. I thashë GJEDNJ ka lënë detyra për shtetin shqiptar. Masat nuk duhen përdorur për të mbajtur qytetarët në burg pa prova.

Meta nuk ka dijeni, nuk ka përdorur kurrë karta. Nuk ka dijeni se çka ndodhur me zonjë Kryemadhi. Janë dy entitete të ndryshme. Mbajnë përgjegjësi për veten e vet. Zoti Meta, askush nuk e di pse duhet të qëndrojë në masën e sigurisë”, deklaroi Cakrani.

 

Të fundit