Flash News

E-TJERA

Kur kampet bëhen “nder” për Italinë dhe “turp” për Britaninë

Kur kampet bëhen “nder” për Italinë dhe

Marrëveshja Itali-Shqipëri për qendrat e emigrantëve u prit me shumë kritika e debate. Si në Tiranë ashtu edhe në Romë, ekspertë, analistë, opozita dhe jo vetëm, kritikuan ashpër ngritjen e kampeve të refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin.

Mirëpo, Rama i cili pranoi planin e Melonit, ka shënjestruar idenë e kryeministrit britanik Keri Starmer, për një kamp të ngjashëm në një vend të tretë, jo në Britani.

Në një intervistë për “The Guardian”, kryeministri është shprehur me rezerva duke e konsideruar Britaninë si një vend pa rrugëzgjidhje që kërkon të përdorë vendet e treta për refugjatët. Rama e ka cilësuar të papranueshme duke i bërë moral Starmer-it.

"Është një nga ato gjëra që 10 vjet më parë thjesht nuk do të kishte qenë e imagjinueshme ... që Britania të kërkonte vende për të larguar emigrantët. Fakti që sot nuk është thjesht e imagjinueshme, por po ndodh, nuk është për shkak të Keir Starmer ose Sunak që po bëjnë diçka të jashtëzakonshme; është për shkak se vendi është në një vend shumë të errët", tha Rama nga Tirana.

Media e njohur britanike shkruan se Rama, i cili është i njohur për pikëpamjet e tij të hapura dhe kontradiktore, shprehu pakënaqësi për nivelin e diskursit publik në Mbretërinë e Bashkuar.

“Tetëdhjetë përqind e gjërave që thuhen, ose shkruhen, ose pranohen si pjesë normale e diskursit në Britaninë e sotme janë gjëra që para Brexit do të kishin qenë krejtësisht të papranueshme, krejtësisht qesharake, krejtësisht të turpshme”, tha ai.

Plani i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në "qendrat e kthimit" në vendet e treta, është i ngjashëm me atë të Melonit, të cilin Rama e priti krahëhapur përpos kritikave për shkeljen e të drejtave të emigrantëve.

Kur bëhet fjalë për Melonin Rama e konsideron një “marrëdhënie shumë të veçantë”, gjë që nuk e sheh te Keir Starmer, të cilin e ka vlerësuar në “The Guardian” si një “person shumë të mirë dhe të këndshëm”.

Keir Starmer, gjatë vizitës në Shqipëri, njoftoi një skemë për qendrat e refugjatëve që do të përfshinte qendra në një vend të tretë që përpunojnë kërkesat e njerëzve të cilëve u është refuzuar azili dhe të cilët kanë shteruar rrugët ligjore në Mbretërinë e Bashkuar. E për këtë ide propozoi Shqipërinë.

Rama asokohe e refuzoi duke thënë se pranoi ngritjen e kampeve italiane në Gjadër e Shëngjin, pasi Shqipëria sipas tij i ka “borxh” Italisë kohën kur shqiptarët emigruan përtej Adriatikut.

Të fundit