Flash News

E-TJERA

Shkuan për të grabitur një vilë në Itali, qëllohet për vdekje një prej tre hajdutëve shqiptarë

Shkuan për të grabitur një vilë në Itali, qëllohet

Një tentativë grabitje ka përfunduar në tragjedi në Foria di Centola të Italisë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja protagonistë janë tre shqiptarë të cilit kishin shkuar për të grabitur një vilë por janë pikasur nga pronari i banesës i cili ka qëlluar me armë zjarri drejt tyre. 

Si pasojë ka mbetur i vdekur njëri prej shqiptarëve, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Raportohet se trupi i pajetë i këtij të fundit është gjetur nga policia këtë të mërkurë dhe është dërguar drejt morgut, ku do t’i nënshtrohet një autopsie për të sqaruar shkaqet e sakta të vdekjes dhe trajektoren e mundshme të plumbit.

Sa i takon dy shqiptarëve të tjerë, raportohet se njëri ka përfunduar i plagosur në spital ndërsa tjetri është larguar në drejtim të paditur. 

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. 

Të fundit