Flash News

E-TJERA

SPAK shpall pretencën për “Sterilizimin”, kërkon dënim me 10 vite për Klodian Rjepajn e Ilir Rrapajn

SPAK shpall pretencën për “Sterilizimin”, kërkon

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kërkon 10 vite burg për zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepajn dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

SPAK shpalli sot pretencën për Rrapajn e Rrjepajn. Me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, ata do të vuajnë 6 vite e 8 muaj heqje lirie.

Rrjepaj dhe Rrapaj akuzohen për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “falsifikim dokumentesh”.

3 vite 6 muaj burg kërkoi Prokuroria e Posaçme për ish-funksionarët Marsela Serjanaj, Sajmir Kadiu dhe Petref Mersini 3 vite e 6 muaj/ 2 vite e 4 muaj, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar i pezullohet dhe i konvertohet në 4 vite shërbim prove

Për Arben Gjatën kërkoi 1 vit e 4 muaj, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar i pezullohet dhe i konvertohet në 3 vite shërbim prove. Në 2 vite shërbim prove i konvertohet edhe Genc Byrazerit dhe Naile Ajazit.

Të fundit