Flash News

E-TJERA

Plani i NATO-s për mbrojtjen, çfarë do të ndryshojë për Shqipërinë ?

Plani i NATO-s për mbrojtjen, çfarë do të ndryshojë

32 vendet anëtare të NATO-s kanë rënë dakord që deri në vitin 2035 të shpenzojnë 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të tyre për mbrojtje dhe siguri. Ky vendim erdhi pas muajsh presioni, sidomos nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, dhe synon të forcojë kapacitetet ushtarake të aleancës përballë kërcënimeve, veçanërisht nga Rusia dhe terrorizmi.

Në deklaratën e përbashkët nga samiti në Hagë, vendet theksojnë se angazhohen të investojnë këtë përqindje në mbrojtjen thelbësore dhe fushat e sigurisë që lidhen me të, për të garantuar gatishmërinë, qëndrueshmërinë dhe aftësinë për parandalim dhe menaxhim krizesh.

Ky është një ndryshim i rëndësishëm, pasi deri tani objektivi i përbashkët ishte 2% e PBB-së, por disa vende nuk e kanë arritur ende këtë shifër, si Spanja që shpenzon vetëm 1.2%.

Çfarë do të ndryshojë për Shqipërinë nga ky vendim?

Shqipëria, anëtare e NATO-s prej vitit 2009, do të ketë detyrimin të rrisë gradualisht shpenzimet për mbrojtje dhe siguri për të arritur objektivin e ri prej 5% të PBB-së deri në vitin 2035. Kjo rritje përfshin jo vetëm buxhetin për Forcat e Armatosura, por edhe investime në infrastrukturë, teknologji, trajnime dhe pajisje.

Të fundit