Flash News

E-TJERA

Sherri me armë në Institut, 7 persona të përfshirë, arrestohet një prej tyre

Sherri me armë në Institut, 7 persona të përfshirë,

Lidhur me konfliktin e djeshëm në zonën e Institutit në Tiranë, policia njofton se janë përfshirë 7 persona, ku gjatë sherrit është përdorur edhe arma e zjarrit.

Nga hetimet e policisë rezulton se vëllezërit S.Rr. (22 vjeç) dhe E.Rr. (25 vjeç) kanë goditur me qytën e pistoletës shtetasit Y.C. (30 vjeç) dhe O.C., si dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, pa i dëmtuar.

Vëllezërit dyshohet se janë ndihmuar nga shokët e tyre R.D. (18 vjeç), V.H. (27 vjeç), M.M. dhe M.S., të cilët kanë goditur me sende të forta shtetasin A.C. (38 vjeç) dhe kanë kanosur me armë zjarri shtetasin A.H. (48 vjeç), të dy kushërinj të Y.C. dhe O.C.

Policia arrestoi në flagrancë Y.C. për mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve, ndërsa dy persona, M.M. dhe M.S., po procedohen në gjendje të lirë për plagosje të lehtë dhe kanosje. Katër të tjerë, përfshirë vëllezërit S.Rr. dhe E.Rr., janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast reaction”, për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, në Institut.

Identifikohen 7 shtetas të përfshirë në konflikt. Arrestohet në flagrancë 1, procedohen në gjendje të lirë 2 dhe shpallen në kërkim 4.  

 Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 3 automjete. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, dje, pas marrjes së njoftimit se në Institut, disa shtetas po konflikteshin dhe gjatë konfliktit ishte qëlluar me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të kryera në kuadër të operacionit “Fast reaction”, u identifikuan 7 shtetas shtetas të përfshirë në konflikt. Në vijim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: 

-arrestuan në flagrancë shtetasin Y. C., 30 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. M. dhe M. S., për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”;

-shpallën në kërkim shtetasit S. Rr., 22 vjeç dhe E. Rr., 25 vjeç (vëllezër) R. D., 18 vjeç dhe V. H., 27 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit S. Rr. dhe E. Rr. kanë goditur me qytën e pistoletës shtetasit Y. C. dhe O. C. (vëllezër) dhe më pas kanë qëlluar me armën e zjarrit në drejtim të tyre,  pa i dëmtuar.

Vëllezërit S. Rr. dhe E. Rr. dyshohet se janë ndihmuar nga shokë të tyre të identifikuar si R. D., V. H., M. M. dhe M. S., të cilët kanë goditur me grushte dhe me sende të forta shtetasin A. C., 38 vjeç, si dhe dyshohet se kanë kanosur me armë zjarri shtetasin A. H., 48 vjeç, të dy kushërinj të vëllezërve Y. C. dhe O. C.

Punohet për kapjen e 4 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit