Flash News

E-TJERA

Pengmarrje në Tiranë, merret me forcë në makinë 40-vjeçari

Pengmarrje në Tiranë, merret me forcë në makinë

Një rast pengmarrje ka ndodhur në Tiranë në zonën e mbuluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3. Një 34-vjeçar i identifkuar si Luel Rabija (Pjetri) ka marrë me forcë në makinë një 40-vjeçar. 

Nga hetimet paraprake dyshohet se 34-vjeçari pas marrjes me forcë të personit e ka dhunuar atë me grushte në ambientet e makinës. Si rezultat 34-vjeçari është arrestuar nga Policia.

“Sapo është marrë njoftimi për rastin, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë organizuar veprimet për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Si rezultat, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit L. R. (P.), 34 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

Automjeti i përdorur në ngjarje është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e hetimeve.

Të fundit