Flash News

Ditari i Opozitës

Videot e manipulimeve zgjedhore/ Berisha: Morëm pamjet e Elbasanit, tani do marrim edhe të qarqeve të tjera

Videot e manipulimeve zgjedhore/ Berisha: Morëm pamjet e Elbasanit, tani do

Kryedemokrati Sali Berisha ka shpjeguar se përse PD ka denoncuar deri tani me video manipulimin zgjedhor në Elbasan për farsën e 11 majit.

Sipas Berishës, ‘fillimisht i kanë dorëzuar pamjet e Elbasanit dhe tani do marrin edhe të qarqeve të tjera’.

Berisha: Nuk janë marrë akoma videot, sepse ka pasur probleme me dorëzimin e videove nga KQZ, qarqeve që kanë kërkuar videot.

Tani janë dorëzuar atje sepse kërkonin depozita të mëdha me kapacitete të mëdha për marrjen e videove, dhe tani sapo të dorëzohen nga KQZ, do fillojë shqyrtimi i tyre.

Kjo është pra.

Videot e parë që janë dorëzuar nga KQZ, janë videot e Elbasanit, janë disa të Vorës, por ato të Vorës janë të prera në mënyrë të papërshtatshme.

Pret Tirana t’i marrë, ka depozituar kapacitetin për depon e videove, që ishte shumë i madh. Por u gjet dhe do dorëzohen.

Të fundit