Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
INTERVISTA/ “Matura si skenë krimi", Ndriçim Mehmeti: Si po shkatërrohet meritokracia me një foto në rrjete sociale

Qarkullimi i testeve të Maturës në rrjetet sociale para publikimit zyrtar, i kthyer tashmë në një fenomen të përvitshëm, nuk është thjesht një lapsus administrativ, por një pasqyrë e qartë e krizës së besueshmërisë që ka pllakosur sistemin arsimor shqiptar.
Në këtë këndvështrim, pedagogu dhe eksperti i njohur i arsimit, Ndriçim Mehmeti vë në dukje mangësitë serioze në administrimin dhe sigurinë e provimeve.
Në një intervistë në Politiko.al, me tone kritike, Mehmeti kritikon mungesën e transparencës nga institucionet, heshtjen e politikës dhe manipulimin e procesit arsimor për qëllime elektorale.
Gjatë bisedës, ai nënvizon nevojën për masa urgjente që do të garantonin konfidencialitetin e provimeve dhe do të rivendosnin meritokracinë në arsim.
Përgatiti: Suela Gjidede
A ju duket shqetësues fakti që testet e Maturës po qarkullojnë në rrjete sociale përpara publikimit zyrtar?
Patjetër sepse është shkelje e rregullores. Nuk është ashtu siç e interpreton Ministria e Arsimit, e cila deklaroi dje se nuk cënon procesin.
Ishte vetë ministria ajo e cila deklaroi se gjeti një maturant që fotografonte tezën dhe nuk tregoi kush ishte apo kush ishte administratori që e identifikoi. Kur thotë se do ngrejë një grup hetimor, ajo duhet të zbatojë rregulloren.
Testi duhet të bëhet në kushtet e një sektreti të madh, por ky sekret del për 10 min. Ata njerëz që përgatisin testin, "burgosen" për ditë të tëra, por sërish testi del përpara. Pra, kujt t'i besojmë?
Vetë QSHA ka nxjerrë të dhëna që me dhjetëra maturantë marrin nota plus. Nëse i referohemi shifrave, ka 200-300 maturantë me 4 ose 5 nota plus. Si nuk u cënoka procesi dhe si e vërteton ministra që nuk e cënon dalja e tezës?
Fakti që ka heshtje dhe nuk ka përfaqësues të ministrisë që të dalin në debat, pasi e kanë detyrim ligjor, për të treguar se pse nuk ka cenim të procesit, kjo është shumë e rëndë.
Celularët nuk lejohen të përdoren me urdhër të ministrisë në shkollë, kurse në provimet e maturës qarkullojnë lirshëm, nuk monitorojmë dot me kamera 270 qendra provimi dhe kjo është e pafalshme. Organizohet një ushtri me mësues e punonjës për këtë proces dhe dhe më pas askush nuk merr përgjegjësinë për këtë që ndodh. Kjo është tallje e madhe.
Çfarë pasoja mendoni se ka kjo për integritetin e procesit të Maturës dhe besueshmërinë e institucioneve arsimore?
Ka pikëpyteje të mëdha. Kjo nuk është maturë shteterore. Është bërë një proces ku grabitqarët përfitojnë. Kemi të bëjmë me shkelje kushtetuese sepse nuk sigurohet barazia në konkurim.
Integriteti i maturës ka rënë. Japin edhe bankën nga e kanë nxjerrë kopjen, madje. Atë herë tjetër ta publikojnë vetë dhe nuk ke pse fajëson askënd. Nuk ka vullnet për ta shmangur këtë dhe ky fakt demoralizon nxënësit.
Nëse një i ri punon 12 vjet për një notë, tjetri e merr për dy orë duke kopjuar. Kjo është një padrejtësi që nuk e gjen dot në asnjë vend. Një i ri nuk motivohet, kur i merret një provim. Kopjohet që tek Vanafi në klasë të 5, pra po rrisim një brez që korruptohet dhe di të korruptojë.
E njëjta gjë do funksionojë edhe për tregun e punës kur ata të dalin në jetë. Analfabetizmi profesional është prezent që në paralament e deri në administratën vendore dhe atë qëndrore.
Pse nuk kopjojmë dot ne në PISA? Del më mirë në gjuhë të huaj se në gjuhën e vet. Kryeministri 2024-ën e shpalli vitin e gjuhës shqipe, por si ndodh kjo kur këta nuk dinë gjuhën e vet?!
Ka një qetësi të habitshme, që nga parlamenti, ekspertët e institucionet e tjera përgjegjëse. Ky duhet të ishte shqetësim kombëtar. Nëse marrim shembull Kosovën, atje ka dënime dragoniane nëse shkelet rregullorja deri në burgim. Këtu nuk ndodh. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë punë.
Cilat janë sipas jush pikat e dobëta në sistemin e administrimit të provimeve që lejojnë rrjedhjen e materialeve konfidenciale?
Ne e kemi politizuar shkollën. Kemi vendosur mësues që u përgjigjen urdhërave që u jep koordinatori i partisë, zëdhënësit apo deri te deputetët.
U premtojmë të rinjve që do ofrojmë lehtësira në maturë në këmbim të votës. Kanë futur duart edhe drejtuesit më të lartë. Po referoj edhe një shembull që dy zyrtarë të ministrisë së arsimit kanë fëmijët e tyre maturantë dhe nuk kanë deklaruar konflikt interesi, por kanë vëzhguar procesin.
Ne duhet të bëjmë një analizë të mirfilltë, duke nisur edhe se kush ua jep celularët fëmijëve. Ne kemi shoqëri të kalbur. Matura për mua është një skenë krimi ku bashkëpunojnë ministria, nxënësit, administratori dhe vetë prindërit. Sigurisht, nuk flas dot për të gjithë prindërit e mësuesit.
Lind pyetja, si fotografohet testi kur del në media? Ne vjedhim në grup sepse edhe në rrethe bëhet nami. Sot kemi mjete për të kryer kontrolle të mirëfillta, bllokon valët, ke kamera etj.
Pra, administrimi bëhet me tre mësues dhe dy operatorë të monitorimit. Në fund i jep nxënësit provimin në CD. Kjo mund të realizohet në salla të mëdha, që monitorhen me kamera dhe shmanget kopjimi. Në këtë mënyrë, secili merr atë që i takon dhe mban përgjegjësitë e veta.
Pra, nëse një maturant kopjon dhe kjo vërtetohet edhe përmes CD-së, përjashtohet për 1 vit nga Matura Shtetërore. Nëse e shpërndan tek të tjerët, përjashtohet për dy vjet.
Pse nuk aplikohet kjo skemë që shmang kopjimet në provimet kombëtare?
Se nuk nuk i ndihmojnë dot miqtë. Ju jap një rast konkret kur kam qenë pjesë e provimeve kombëtare. Morëm një nga përfaqësuesit e IT dhe punuam që pyetjet të kishin ndarje të drejtë.
Doli shumë mirë, por u tha se kishte të meta se me këtë skemë 'nuk ndihmohen dot miqtë'. Mësuesi tani është bërë një lodër në duar, mësuesi thotë 'i lashë të kopjojnë se më kanë kërcënuar me bukën e gojës'.
Mësuesi duhet të çlirohet një herë e mirë nga pikëpamja politike. Mua më pëlqen të flas mirë për vendin tim, por nuk i them dot të zezës e bardhë se po marrim në qafë brezat. Unë jam pedagog dhe sot kam rreth 20 veta në auditor.
Ne po na ikin të rinjtë dhe ata që janë 'ajka' po shkojnë jashtë vendit. Në një kohë të afërt, brenda 10 vjetësh ne do humbim edhe fuqitë konkurruese brenda vendit.
Çfarë përgjegjësish duhet të mbajë Ministria e Arsimit në këtë situatë ?
Llogaridhënia rritet kur pranohet gabimi. Ministria nuk mban përgjegjësi. Mininistria e Arsimit ka ndërruar 5 ministra për 12 vjet. Asnjë nuk mban përgjegjësi. Madje, mund të ndërrohet sërish në shtator.
As ZVAT dhe askush nuk mbajti përgjegjësi për djalin e vrarë, apo asnjë masë disiplinore nuk u mor për askënd. Të japësh llogari është detyrim publik, moral dhe qytetar sepse paguhesh me taksat e shtetit dhe të qytetarëve.
A ndikon kjo situatë te performanca psikologjike e maturantëve dhe perceptimi i tyre për meritokracinë?
Ndikon jashtë mase. Shikojnë se mundi i tyre hidhet poshtë dhe më i dobti del mbi ujë.
Nuk ka vlerë dituria, por miku, kopja. Atherë ai ikën jashtë. Do mendojë se kur të mbaroj shkollën nuk do gjej punë se nuk kam mik. Kurse jashtë, nuk të pyesin i kujt je, por çfarë di të bësh dhe na e trego.
E mbani mend në kohën e pandemisë se sa mjekë shqiptarë u shfaqen nëpër botë? I thërret njeri më ata tani? Jo. Sepse jemi hipokrtë, i bëjmë qejfin atyre atje se këtu duam të vëmë rregullat tona. Ne nuk funksionojmë me rregullat e BE.
Rezultati i PISA në Francë ishte i dobët, por për 5 minuta u shkarkua drejtori i maturës. Ministria mblodhi shefat e departamenteve dhe kërkoi një analizë. Këtu nuk garantohet konkurrenca. O duhet të krijosh standarde në këtë drejtim, ose kur nuk je i zoti, ik.
Si ekspert, a keni ndonjë propozim konkret për garantimin e konfidencialitetit të testeve në të ardhmen?
Provimin e kryen i monitoruar me kamera. Sot janë mundësitë. Kushdo që kopjon, ia fakton me prova dhe për këtë arsye përjashtohet përjashtohet për 1 vit nga Matura Shtetërore. Mund t'i thuash që merr edhe celularë me vete po të duash, por po u kape duke komunikuar, quhet provimi i pavlefshëm.
Pra, kopja është vjedhje dhe duhet të ndëshkohet, njësoj siç ndodh kur një qytetar kapet duke fotografuar votën e tij./ Politiko.al/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38