Flash News

E-TJERA

SPAK shtyn për herë të katërt hetimet ndaj Ahmetajt

SPAK shtyn për herë të katërt hetimet ndaj Ahmetajt

Prokuroria e Posaçme ka shtyrë sërish me 3 muaj hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj lidhur me hetimet për dosjen e inceneratorëve.

Kjo është hera e katër që ndodh, pas shtyrjes së hetimeve 3 muaj më pare. SPAK ka kohë deri në 23 shtator për të hetuar dosjen e ish-zv.kryeministrit në arrati.

Shkak është mosmbërritja ende e të gjitha përgjigjeve të letërporosive që ka dërguar organi hetues drejt Zvicrës.

Ahmetaj hetohet me masë sigurie në mungesë, lidhur me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në kuadër të dosjes së inceneratorëve.

Të fundit