Flash News

Bota

Ndërmjetësoi armëpushimin Iran-Izrael, Trump propozohet për nominim për çmimin Nobel për paqen

Ndërmjetësoi armëpushimin Iran-Izrael, Trump propozohet për

Një ligjvënës i Dhomës së Përfaqësuesve kërkon nominimin e presidentit Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen, pasi ndërmjetësoi marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit.

Përfaqësuesi Buddy Carter, i shkroi Komitetit të Çmimit Nobel për Paqen, duke deklaruar se Trump kishte një “rol të jashtëzakonshëm dhe historik” në përfundimin e “konfliktit të armatosur midis Izraelit dhe Iranit dhe në parandalimin e sponsorizimit më të madh shtetëror të terrorizmit në botë nga marrja e armës më vdekjeprurëse në planet”.

Trump deklaroi se “lufta 12-ditore” po përfundonte vonë të hënën pasdite, me një armëpushim që duhej të hynte në fuqi gjatë natës së së martës, transmeotn Telegrafi.

Ai përfundon pak më shumë se një javë pasi Izraeli nisi për herë të parë një sulm parandalues ​​kundër Iranit, duke argumentuar se Teherani ishte shumë afër marrjes së një arme bërthamore.


 

Të fundit