Flash News

POLITIKOFF

Ermonela Jaho rrëfen fillimet e vështira: Kam kërkuar punë si babysitter dhe kamariere

Ermonela Jaho rrëfen fillimet e vështira: Kam kërkuar punë

Sopranoja e njohur shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho ka rrëfyer disa nga momentet e vështira nga jeta e saj si studente në Konservatorin e Romës.

“Ju luta mësuesve që kisha që punoja me ta në Mantova që jam gati të punoj babysitter dhe kamariere, ka qenë e vështirë sepse humba dhe dokumentet që ndërrova. Familja ku qëndrova kishte probleme me divorcin dhe kam ndenjhur dhe një javë pa ngrënë”, tha artistja e njohur në News 24. 

Një tjetër moment i vështirë për të cilën ajo thotë se ka qarë ishte certifikata që ambasada shqiptare ja refuzoi.

Ermonela tha se këtë dokument ja kërkonte shkolla, e megjithëse shteti shqiptar I kërkoi të kthehej, drejtori i Konservatorit të Romës e lejoi të vazhdonte shkollën, duke vlerësuar tek ajo pasionin për muzikën.

 Jaho: Ju luta mësuesve që kisha që punoja me ta në Mantova që jam gati të punoj babysitter dhe kamariere, ka qenë e vështirë sepse humba dhe dokumentet që ndërrova. Familja ku qëndrova kishte probleme me divorcin kam ndenjhur dhe një javë pa ngrënë.

Kam ndenjur me dokumentat si student dhe kam ndenjur pa ardhur në Shqipëri se nuk arrija ti kjtheja dokumentat as në ambasaën shqiptare, por i duruari i fituari dhe unë arrita fitova konkursin dhe u sistemuan gjërat.

Më duhej një certifikatë kisha fituar konservatorin santa Cecilia.

Më duhej një certifikatë nga ambasada shqiptare se me kishte skaduar viza, kisha fituar konservatorin, nuk ma dhanë çertifikatën, më kërkuan të kthehesha në Shqipëri.

Kam vajtur duke qarë në akademi tek sekretari, unë dua të vazhdoj ëndërrën time. Do doja që fëmija im të kishte këtë pasion si ti më tha, ai ka vdekur dhe e kujtoj me mirënjhohje. Dhe më tha për ktë pasion që ke ti do futesh në shkollë dhe zëre se e ke dokumentin.

Të fundit