Flash News

E-TJERA

Sot provimi i matematikës, testohen rreth 28 mijë nxënës të klasave të 9-ta

Sot provimi i matematikës, testohen rreth 28 mijë nxënës

Rreth 28 mijë nxënës të klasave të 9-ta do të zhvillojnë sot provimin e matematikës.

Provimi nis në orën 10:00, ndërkohë që nxënësit do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për të plotësuar të gjitha pyetjet e testit.

Nxënësit duhet të paraqiten në shkollë 1 orë para se të fillojë provimi.

Provimi do të kryhet në 340 qendra që administrohen dhe monitorohen nga stafe të kualifikuara të institucioneve tona arsimore.

Nxënësit do të kryejnë më 30 qershor testin e fundit atë të gjuhës së huaj.

Të fundit