Flash News

E-TJERA

Vrasja e Martin Çeços/ Apeli rrëzon dënimet për autorët, kthen për rigjykim çështjen

Vrasja e Martin Çeços/ Apeli rrëzon dënimet për

Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë për çështjen e vrasjes së 26-vjeçarit Martin Çeço, duke e kthyer atë për rigjykim.

Vendimi i Apelit u mor më 24 qershor 2025 nga trupa gjykuese e përbërë nga relatore Marsela Pepi dhe anëtarë Genti Dokollari dhe Irena Brahimi. Sipas vendimit, çështja do të rigjykohet nga një trupë tjetër gjykuese në Gjykatën e Korçës.

Më 10 shkurt 2025, Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë kishte dhënë një vendim me gjithsej 83 vite burg për katër të pandehurit në këtë çështje, duke iu përmbajtur kërkesës së Prokurorisë. Të shpallur fajtor për krimin ishin kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj, bariu Bledi Angjo dhe Martina Pajollari, e cila sipas akuzës kishte nxjerrë viktimën në pritë.

Apeli ka vendosur që kundër këtij vendimi lejohet rekurs brenda 45 ditëve nga dita e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Të fundit