Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Fox News kllaposi Edi Ramën si Ramaduro i Europës

Berisha: Fox News kllaposi Edi Ramën si Ramaduro i Europës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me artikullin e medias botërore Fox News, ku kryeministri Edi Rama cilësohej si ‘RamaDuro’.

Sipas Berishës, Rama është armiku që dhunon fjalën e lirë dhe votën.

Kryedemorkati theksoi se mediat e kontrolluara nga qeveria përpiqen të sfumojnë të vërtetën.

Berisha: Armiku më i egër i individit, i njeriut, është ai që i dhunon votën dhe fjalën e lirë. Ndaj dhe përpjekja jonë për të ndriçuar në çdo aspekt veprimtarinë kriminale, armiqësore, poshtëruese të narkoregjimit të Edi Ramës dhe personalisht të atij, nuk do ketë të reshtur.

Nuk ka armik më të egër për njeriun se sa ai që nuk të lejon të votosh, të kontrollon vullnetin dhe të kontrollon fjalën e lirë.

Në këtë kuadër, vazhdon dhe do vazhdojë përpjekja dhe beteja jonë gjer ditën e rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve.

Gjithnjë e më shumë po ndriçohen të vërtetat e farsës elektorale të 11 Majit.

Përsëri mediat e kontrolluara nga qeveria përpiqen me të gjitha mënyrat që të sfumojnë, që të errësojnë këtë zhvillim dramatik në historinë e Shqipërisë.

Nuk lanë tezë pa nxjerrë, secila më bajate se tjetra.

Shkojnë gjer në absurditete të atilla sa zgjedhjet i vodhi qeveria, po tani lufta në Lindjen e Mesme do të shpërqendrojë vëmendjen dhe interesin për këto zgjedhje.

Shkohet gjer aty sa në një kohë kur mediat më të mëdha të botës, pikërisht në kulmin e atij konflikti, damkosin Edi Ramën si Ramaduro, televizione private kombëtare të kontrolluara nga Edi Rama publikojnë editoriale në të cilat përpiqen dhe këtë ta mbrojnë.

Nuk ndodh kurrë që një media botërore siç është Fox apo të tjera, të pranojnë tituj të cilët nuk qëndrojnë.

Ndaj dhe më duhet t’i them zonjës Vjollca Hoxha që merret me këto editoriale, para se të sulmosh Fox-in dhe autorët, kontrollo më mirë rregullat që ato përshtatin në publikimet e tyre.

Është e vërtetë që çdo shkrim ka një autor, por titulli nuk i imponohet kurrë një media botërore në qoftë se ai nuk qëndron.

Dhe unë më këtë rast, e konsideroj një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm pas denoncimit të karteleve të drogës nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA, vjen radha tani, një media e pavarur, Fox News, e kllapos Edi Ramën si Ramaduro i Europës.

Por e vërteta është se Edi Rama me Nikola Maduron janë në garë dhe në disa aspekte, Rama i ka edhe më të zeza.

Të fundit