Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha publikon të tjera pamje nga 11 Maji: Komisionerët kontrollojnë çdo votë, hedhin votat bashkë me zgjedhësit

Berisha publikon të tjera pamje nga 11 Maji: Komisionerët

Kreu i PD Sali Berisha ka publikuar pamje të reja nga manipulimi i votave të 11 Majit.

Në videon e publikuar nga Berisha, shihet se si komisioneri voton bashkë me zgjedhësin, gjë që është e ndaluar kategorikisht.

Pamjet janë siguruar nga një qendër votimi në Peqin.

“Tani këtu vazhdojmë. Ja, shiheni këtë vajzën, kriminele elektorale, komisionere në detyrë. Shikoni se çfarë bën, një nga një shkon dhe voton me zgjedhësit.

Urdhëro! Pra, komisionerja kontrollon çdo votë. Edhe ky komisioner kontrollon çdo votë.

Pra, votojnë komisionerët. Vazhdojnë kontrollin... voton për të. Tani fut edhe ndonjë tjetër vetë ky. Tani komisioneri. Dy fletë...

Pra, këto ishin vetëm disa momente nga aktet kriminale të votimit në datën 11 Maj.

Kurrë këto zgjedhje nuk përligjen dhe jam i bindur se shqiptarët do i japin Edi Ramës, si armiku më i egër i lirive të tyre, atë që meriton, sa më shpejt”, deklaroi Berisha.



Të fundit