Flash News

E-TJERA

"Opozita të tregojë forcën", Burimi: Rama është turbulluar nga analiza në Fox News

"Opozita të tregojë forcën", Burimi: Rama

Gazetari i Radio France, Genc Burimi ka deklaruar se, opozita duhet të tregojë forcën e saj që të dëgjohet.

Duke folur në Syri tv, Burimi u shpreh se, Edi Rama është turbulluar nga analiza e botuar në FoxNews, pasi ishte diçka që nuk e priste.

Jeta politike nuk është një skenë teatri ku duhet të dëgjosh publikun, por është një skenë raporti force.

Fatkeqësia është që humbësi humbet dhe fituesi merr gjithçka. Kështu është Rama sot, fituesi merr gjithçka, e pëlqejmë apo jo, sot ka me vete rezultatin.

Tani varet pikërisht nga opozita, se sa do ketë mundësi që të angazhohet në një raport force.

Në Serbi e pamë u angazhua një raport force, por nuk e zbriti dot Vuçiçin nga samari, apo të bëhen zgjedhje të reja.

Por, padyshim sot Vuçiç ka një reputacion si një personazh që i vodhi zgjedhjet.

Në Shqipëri, Rama këtu e bën gabimin. Ai mendon se, Shqipëria është më pak e ekspozuar në mediat ndërkombëtare si Serbia apo vende të tjera, që kanë më shumë akses në këto media.

Dhe prandaj artikulli i fundit i publikuar në FoxNews nga Agim Nesho, i shkaktoi shumë turbullira Ramës, se nuk ishte i mësuar me këtë lloj reklame.

Dhe këtu është pika e tij e dobët, këtu mund të ngrejë opozita një raport force që mund të vejë qeverinë dhe Europën në një raport shumë të vështirë’, tha Burimi.        

Ndërsa në diskutimin e tij, për masat që duhet ndërmarrë PD-ja, Genc Burimi ka bërë dhe disa propozime të tij.

‘Në vargun e masave që mund të marrë PD-ja, mund të shtoja dhe një masë që morën serbët, që morën biçikletat dhe shkuan deri në Strasburg dhe Bruksel, pikërisht për të kontestuar zgjedhjet e Vuçiç dhe në çdo qytet që kalonin bënin një manifestim.

Ishin 80 të rinj.

Ky parlament aktual para disa muaj, ishte kjo opozitë që hodhi flakadanët, që dogji karriget. Ishin këto gjeste që një agjenci e madhe bëri një shkrim, që thanë se në Shqipëri njerëzit po protestojnë për mungesë demokracie dhe për të hapur komisione hetimore, ndërkohë që Rama mundohej me të tijët që ja servirte ato gjeste të opozitës sikur ishin kundër drejtësisë.  

Mjafton që opozita të thotë që nuk i njoh këto zgjedhje dhe kjo shkon tek ndërkombëtarët, sepse vendi është në një proces integrimit dhe BE kërkon bashkëpunim, por kur opozita nuk e jep firmën, kjo kuptohet menjëherë’, theksoi Genc Burimi. 

 

Të fundit