
Flash News
Video/ Konflikti i dhunshëm në Ksamil, dy biznesmenët u përleshën për çadrat e plazhit
Kurti dhe Limaj takohen, s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve
Dhunohet pronari i një hoteli në Ksamil, arrestohet autori
Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 32-vjeçari në plazhin e Shëngjinit
Sherr për pronën në Tushemisht, 4 persona rrihen mes tyre me sende të forta, mes tyre edhe kryeplaku
The Guardian/ Sazani që u pushtua pa qëlluar as edhe një plumb, me një “Wow” të Ivanka Trump
Në Sazan, një ishull i vogël pranë bregdetit të Shqipërisë, peizazhi është si i epokës Jurasike. Thekra, livandë gjigande, plumbago, rozmarinë, ferra dhe dafinat rriten në malin në qendër të ishullit. Pamja nga maja, me perëndimet dramatike të diellit, është marramendësisht e bukur.
Shqiptarët e quajnë Sazanin Ishulli i Trumpëve. Deri tani kryesisht i paprekur nga zhvillimet, ai është në prag të kthimit në një Mekë të turizmit ultra-luksoz, një shtesë tjetër në gjerdanin e pasurive të paluajtshme të Ivanka Trump dhe Jared Kushner. Duke folur në podcast-in e Lex Fridman në korrik 2024, Trump mezi e fshehte entuziazmin: “Po punoj me bashkëshortin tim, kemi këtë ishull prej 1,400 hektarësh në Mesdhe dhe po sjellim arkitektët më të mirë dhe markat më të mira,” tha ajo. “Do të jetë diçka jashtëzakonisht e veçantë.”
Kur bisedova me Kushner në telefon po atë muaj, ndjeva një entuziazëm të zjarrtë për Sazanin, të cilin ai e përshkruante si një thesar. Tha se synon “të krijojë resortin ideal ku do të doja të isha me familjen dhe miqtë e mi”.
Para se të vizitoja ishullin, më dukej mbresëlënëse ideja për të eksploruar rreth 40 milje shtigje, për të ngjitur malet e mbuluara me pyje tropikale dhe për të zbuluar ujërat e thella me emra si Gjiri i Parajsës, Gryka e Ferrit, Gjiri i Djallit dhe Plazhi i Admiralit. Doja ta shihja përpara se fraza “Po shkoj në Sazan” të bëhej privilegj vetëm për të pasurit.
Kur arrita atje, një ditë të kthjellët të korrikut 2024, zbulova se ishulli nuk të lejon të humbësh kollaj: ai është i mbuluar me tabela me kafkë dhe kocka të kryqëzuara, që paralajmërojnë për mina tokësore. Udhërrëfyesi im, Arbër Celaj, komandant toge në marinën shqiptare, më ndaloi të shkoja shumë larg. Nuk donte të merrte ndonjë vërejtje nga eprorët e tij.
Sazani ndodhet midis Detit Adriatik dhe Detit Jon, i pozicionuar në mënyrë strategjike në hyrje të gjirit të Vlorës, në ngushticën e Otrantos që ndan Italinë nga Shqipëria. Por siç shpjegoi Celaj, “Klima e Sazanit nuk është mesdhetare – është nën-tropikale. E sheh nga bimësia. Biodiversiteti është i çmendur.” Vërtet, shkurret dukeshin sikur kishin dalë nga kompjuteri i Spielberg-ut, duke krijuar një xhungël me frashër gjigantë, ahe, pisha detare dhe dushqe të egër.
Pasi nuk mund të dilja nga shtegu i shënuar, më mbeti të kënaqesha me vështrime të shkurtër të qilimëve me fier të rrallë dhe lugina me bar të lartë që zbresin drejt ujërave të kaltërta. Ishte si të qëndroje në agimin e kohës, duke parë peizazhin të merrte formë. Kushner gjithashtu kishte mbetur pa fjalë kur e pa për herë të parë në vitin 2021, më tha: “Mbeta shumë i habitur që ekzistonte diçka e tillë në mes të Mesdheut dhe nuk ishte zhvilluar.” Miratimi paraprak nga qeveria shqiptare për projektin e Kushner-it erdhi më 30 dhjetor 2024.
Herën e fundit bisedova me Kushner dhe bashkëpunëtorin e tij Asher Abehsera, CEO dhe bashkëthemelues me Kushner-in i Affinity Global Development, në korrik 2024. Jonathan Gasthalter, zëdhënësi i Affinity Partners, një firmë me bazë në Miami që i përket Kushner-it dhe menaxhon 4.6 miliardë dollarë në asete, nuk iu përgjigj e-maileve dhe mesazheve të shumta për koment mbi ecurinë e projektit të pasurive të paluajtshme nga Kushner apo Abehsera.
Në mënyrë paradoksale, mjedisi i Sazanit i detyrohet shumë komunizmit. Gjatë periudhës komuniste, nga 1946 deri në 1991, Shqipëria njihej si Korea e Veriut e Evropës dhe Sazani u kthye në një simbol të izolimit ekstrem: një fortesë ushtarake e paarritshme që diktatori Enver Hoxha, i cili kishte frikë se vendi mund të binte pre e ndonjë superfuqie, e imagjinonte si një pikë mbrojtjeje kundër një sulmi nga NATO ose anëtarë të Traktatit të Varshavës.
Për dekada me radhë, ushtarët e stacionuar në ishull prisnin një sulm të tillë, vrojtonin horizontin dhe dëgjonin për ndonjë nëndetëse që, herët a vonë, do të shfaqej nga thellësitë e Adriatikut. Në ishull kishte një bazë ushtarake me ambiente banimi, teatër, shkollë dhe spital. Deri në vitet 1970, rreth 150 familje ushtarake jetonin në ishull pa kontakt me tokën kontinentale. “Por ata ishin të privilegjuar. Kishin ushqim, veshje, arsim, pajisje shtëpiake,” më tha Celaj. Pritja mori fund vetëm me rënien e regjimit më 1991.
Duke ecur përgjatë një shtegu me udhërrëfyesin tim, hasëm disa strehime antiajrore dhe tunele të ndërtuara për të ruajtur furnizime dhe municione ose për t’u përdorur si vende fshehjeje në rast të një lufte guerile kundër pushtuesve imperialistë. Celaj më tha se ka rreth 10 milje tunele, të cilat sot janë të banuara kryesisht nga lakuriq nate, nepërka dhe lepuj të egër. Në Sazan ka rreth 3,600 bunkerë—kërpudha betoni të blinduar që dalin nga bimësia ose janë vendosur në majat e maleve si pika vrojtimi ndaj aeroplanmbajtësve fantazmë amerikane ose fregatave sovjetike. Sipas Kushner-it, disa prej tyre do të ruhen dhe do të integrohen në projektin e ri të pasurive të paluajtshme.
E pyeta udhërrëfyesin tim për tabelat paralajmëruese për mina. “Në fakt, nuk janë tamam mina,” më tha ai. “Ky vend është plot me municione të pashpërthyera, ende ka shumë zona që duhet të pastrohen.” Ai tregoi drejt një lugine në bregun lindor, aty ku Affinity Partners dëshiron të zhvillojë një pjesë të rëndësishme të projektit të pasurive të paluajtshme, që do të shtrihet në të gjithë sipërfaqen e ishullit. “[Municionet e pashpërthyera] janë mbetje të viteve ’90,” vazhdoi Celaj, “kur kriminelë sulmuan ishullin para syve të ushtrisë, duke grabitur depot e armëve dhe municioneve.” Armiku në fund kishte ardhur, por në varka të improvizuara dhe fliste të njëjtën gjuhë si ushtarët.
Sot, ishulli kontrollohet nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Patrullohet nga tre marinarë, të cilët ecin përpara dhe mbrapa nëpër doket e ndryshkura e të rrënuara në gjirin e Shën Nikollës (porti ku, sipas Abehseras, Affinity do të ndërtojë marinën kryesore për jahtet).
Shqipëria ka arritur të ngjitet në majat e renditjeve më prestigjioze të turizmit në vitet e fundit, në masë të madhe falë kryeministrit Edi Rama, i cili e ka shndërruar vendin në një tigër ekonomik të Ballkanit.
E pyeta Ramën nëse shqetësohej për ndonjë ndërlikim politik lidhur me projektin e ri të pasurive të paluajtshme. Ai më tha se vendi i tij “nuk mund të mos shfrytëzojë një dhuratë si Sazani”, duke shtuar: “Na duhet turizëm luksoz siç i duhet shkretëtirës uji.” Ai nuk ka frikë të përqafojë debatet, veçanërisht “nëse ato ndihmojnë për të tërhequr vëmendje dhe investime”.
Sipas Kushner-it, Rama ka qenë “një partner i shkëlqyer” dhe “shumë vizionar”. “Qeveria ka kuptuar qartë se ky vend mund të bëhet diçka e madhe,” më tha ai në bisedën tonë në korrik 2024. “Ata po ndërtojnë një aeroport pikërisht atje [në zonën e Vlorës].”
Shqipëria nuk është objektivi i vetëm i Kushner-it: ai është gjithashtu i interesuar për Serbinë, ku Affinity Partners planifikon të shndërrojë ndërtesën e ish-ministrisë së mbrojtjes në Beograd në një hotel luksoz. Ndërmjetësi i Affinity-t në rajon është ish-ambasadori amerikan Richard Grenell, i cili shërbeu si i dërguari i posaçëm i Trump për bisedimet e paqes midis Serbisë dhe Kosovës nga 2019 deri në 2021. Sipas New York Times, gjatë mandatit si i dërguar, Grenell kishte shtyrë një plan të ngjashëm që Serbia dhe SHBA të bashkëzhvillojnë ndërtesën e ish-ministrisë. Tani ai është bashkuar me Kushner-in në këtë marrëveshje të re zhvillimore dhe është partner në Affinity. (Kushner më tha se ka qenë pikërisht Grenell ai që i ka sugjeruar për herë të parë të investojë në Shqipëri.)
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, një figurë oportuniste, pa në Grenell dhe Kushner një mundësi për t’u afruar me Trump-in në rast se ky i fundit rizgjidhej, sipas Financial Times. Në fakt, Vuçiç po luan një lojë të rrezikshme: përveç afrimit me njerëzit e Trump-it, ai ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës. Në maj 2024, i shtriu tapetin e kuq udhëheqësit kinez Xi Jinping, qeveria e të cilit ka bërë investime të mëdha në infrastrukturën e re në Serbi, sipas Reuters. Gjatë gjithë kësaj kohe, Vuçiç vazhdon të shprehë dëshirën për t’iu bashkuar BE-së, por refuzon të përmbushë kushtin kryesor të Brukselit: njohjen e kufijve dhe pavarësisë së Kosovës.
Kur fola me Ramën, kryeministrin shqiptar, e pyeta se çfarë roli luajnë investimet amerikane në gjeopolitikë. Ai u përgjigj se është “thjesht biznes”, por nuk e mohoi se ato mund të ndihmojnë një strategji më të gjerë politike. “Duhet ta mbajmë Serbinë në sferën perëndimore dhe ta heqim nga hija e Moskës,” tha ai. Në një intervistë me Financial Times në korrik 2024, edhe Grenell tha se investime si marrëveshja për ish-ministrinë e mbrojtjes në Beograd synojnë të afrojnë Serbinë më shumë me SHBA.
Kushner, i cili shërbeu si këshilltar i lartë i Trump nga 2017 deri në 2021, e mohoi se kishte përdorur pozitën e tij për të avancuar ndonjë plan për zhvillimin e Sazanit gjatë kohës që ishte në qeveri. “Nuk jam takuar kurrë me kryeministrin Rama kur isha në administratë,” më tha ai në korrik 2024. “Por edhe sikur të isha takuar, nuk do të ishte konflikt interesi. Njerëzit që shërbejnë në qeveri, ndërtojnë lidhje të ndryshme.” Ai pretendoi se interesi për Serbinë dhe Shqipërinë “po rritet jashtëzakonisht shumë” si rezultat i projekteve të pasurive të paluajtshme të kompanisë së tij.
Negociatat me Affinity-n për shitjen e Sazanit u mbajtën të fshehta. As banorët dhe as deputetët nuk ishin në dijeni të marrëveshjes prej 1.4 miliardë dollarësh derisa u publikua në media.
Mirela Kumbaro, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, mbrojti vendimin e Ramës për të lidhur marrëveshjen me kompaninë e Kushner-it, e cila u kritikua ashpër nga opozita. “Nuk mund të konkurrojmë me Italinë, Kroacinë dhe Greqinë në turizmin masiv. Nuk kemi as infrastrukturë të mjaftueshme, as përvojë,” më tha ajo. “Duhet të fokusohemi te cilësia. Te vlera përpara volumit. Më shumë fitim dhe më pak probleme.”
Pothuajse 12 milionë vizitorë të huaj udhëtuan në Shqipëri në vitin 2024, një rritje prej 15% krahasuar me vitin e kaluar, sipas mediave vendase. “Janë shumë për ne, dhe shumë ndotje,” tha Kumbaro. “Sazani është rruga e duhur. Receta ideale: natyrë dhe turizëm luksoz.” Ajo u shpreh entuziaste për projektin, duke shpjeguar se Affinity po punon ngushtësisht me agjencinë shtetërore që mbulon investimet strategjike, pra ato që kapërcejnë vlerën prej 15 milionë eurosh.
Kompromisi është i madh: zero taksa gjatë fazës së ndërtimit dhe shteti merr përsipër të gjithë infrastrukturën—ujësjellësin, energjinë elektrike dhe kanalizimet, sipas Kumbaros. Gjithçka tjetër—dielli, deti, dhe xhungla nën-tropikale—janë tashmë aty.
Kjo është pikërisht ajo që shqetëson ambientalistët si Olsi Nika, biolog detar dhe drejtor i organizatës mjedisore EcoAlbania. “Kjo zonë ndodhet brenda parkut kombëtar detar Karaburun-Sazan. Kjo do të thotë se plazhet dhe ujërat deri në 2 km nga bregu janë të mbrojtura. Çfarë do t’i bëjnë këtij vendi ndërtimet e mëdha, ndërtimi i dokëve, trafiku i jahteve dhe shkarkimi i ujërave të zeza?”
Abehsera, nga kompania Affinity, më tha se kompania kishte punësuar firmën globale për zhvillim të qëndrueshëm Arup si konsulente për projektin. “Qasja e tyre është kryesisht e përqendruar në theksimin dhe respektimin e ekologjisë dhe mjedisit lokal,” tha ai.
Edhe Kushner kishte një përgjigje gati. “Kur njoftohet një zhvillim i ri, të gjithë frikësohen,” tha ai në korrik 2024. “Të gjithë supozojnë më të keqen. Por sapo njerëzit të shohin planet tona, mënyrën si po e dizajnojmë, mënyrën si po sillemi me respekt ndaj mjedisit përreth, besoj se njerëzit do të jenë shumë, shumë të kënaqur. Dhe, sërish, me projekte të tilla, nuk i kënaq dot të gjithë.”
Kur u takova për drekë me Abehsera-n në Vlorë në gusht 2024, më dha një përmbledhje të planeve për zhvillimin e ishullit. Hoteli, tha ai, do të jetë “një perlë në Mesdhe”, përgjigjja për ata që pyesin: “Çfarë nuk kam parë ende?” Dizajni i hotelit nuk do të “imponohet” mbi natyrën; ndërtesat do të jenë “të skulptuara apo të modeluara nga vetë natyra”. Do të ndihet “më shumë sikur je i mbështjellë në një pemë të bukur”.
Kisha vështirësi ta ndiqja. E pyeta nëse ishulli do të mbetej i aksesueshëm për njerëzit e zakonshëm, për vendasit që duan të shfrytëzojnë plazhet e tij. “Mendoj se të gjithë duhet të kenë mundësinë ta vizitojnë ishullin,” më tha ai.
Kushner ishte më skeptik. “Ne po krijojmë një produkt luksi shumë të lartë,” më tha ai. “Një nga pikat më tërheqëse të ishullit është pikërisht mundësia për privatësi… Por mendoj gjithashtu se ka disa pjesë të ishullit që mund t’i ndërtojmë në mënyrë të tillë që t’u japin njerëzve mundësinë të vijnë për të shijuar ushqimin dhe shtigjet.”
Mendova për pasditen që kalova me Celaj. Më kishte treguar se deri para disa vitesh, ushtarët në patrullë ndonjëherë raportonin se shihnin një gomar të vogël gri mes fiqve të egër ose në Grykën e Ferrit. Pastaj ai zhdukej. Pyesja veten nëse ishte thjesht një legjendë, apo nëse gomari gri kishte vdekur bashkë me misterin e ishullit—fortesa e fundit e egërsisë në Mesdhe—e pushtuar, në fund, pa u qëlluar as edhe një plumb i vetëm. Mjaftoi që Ivanka Trump dhe Jared Kushner të zbrisnin nga një helikopter dhe të thoshin: “Wow!”
*Ky shkrim u botua fillimisht në Reportagen dhe The Dial. Përkthim nga Elettra Pauletto.
Të fundit


Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin
19 Korrik 2025, 21:23
Nga mëngjesi në darkë, sa gota ujë duhet të pini?
19 Korrik 2025, 21:06
Video/ Konflikti i dhunshëm në Ksamil, dy biznesmenët u përleshën për çadrat e plazhit
19 Korrik 2025, 20:45
Kurti dhe Limaj takohen, s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve
19 Korrik 2025, 20:29

‘E vranë për 10 mijë euro’/ Detaje të reja nga vrasja e Renis Dobrës në Burrel
19 Korrik 2025, 19:49
Dhunohet pronari i një hoteli në Ksamil, arrestohet autori
19 Korrik 2025, 19:28
Tiranën e shkatërroi Edi Rama
19 Korrik 2025, 19:03
Lirimi i hapësirave publike, Tabaku: Qeverisja me aksione ka rritur informalitetin
19 Korrik 2025, 18:38
Del video e sherrit në Pogradec, pronari i hotelit dhe i biri dhunuan kryeplakun
19 Korrik 2025, 18:18
Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 32-vjeçari në plazhin e Shëngjinit
19 Korrik 2025, 17:53
E quajti UÇK-në "organizatë kriminale", Popoviç dërgohet në paraburgim për 48 orë
19 Korrik 2025, 17:30
Trump: Pritet lirimi i 10 pengjeve të tjera në Gaza
19 Korrik 2025, 17:13

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë
19 Korrik 2025, 16:34
Zbardhet atentati në Athinë, në pranga shqiptari që vrau për llogari të mafies turke
19 Korrik 2025, 16:19
Ekspozimi ndaj diellit dëmton edhe sytë, ja çfarë duhet të dini
19 Korrik 2025, 15:58


Aksident i trefishtë në Maliq, dy të plagosur
19 Korrik 2025, 15:01

Vijon në Durrës aksioni për lirimin e hapësirave publike
19 Korrik 2025, 14:31
Al Jazeera: Izraeli vrau 50 palestinezë pranë një qendre ndihmash në Gazë
19 Korrik 2025, 14:18

Avokati zbulon detaje nga seanca për vrasjen e Renis Dobrës
19 Korrik 2025, 13:39


Sa do t’i kërkohet të paguajë CEO-s së Astronomer në rast divorci për tradhtinë virale
19 Korrik 2025, 12:55

Ata nuk kanë nevojë për miratimin e të tjerëve, shenjat që e dinë vlerën e tyre
19 Korrik 2025, 12:33
Enveri rikthehet në Piramidë
19 Korrik 2025, 12:19

Bujqësia shqiptare “zhytet” më tej në agoni, turizmi po i jep goditjen finale
19 Korrik 2025, 11:46
Akuzohen për vrasjen e Renis Dobrës, lihen në burg Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri
19 Korrik 2025, 11:28
Shkodër/ Konsumoi fotoksinë, ndërron jetë 56 vjeçari
19 Korrik 2025, 11:14
SATELITXHIU alias DELENXHIU dhe ROBOTI ministër
19 Korrik 2025, 10:54
Shenjat më ankuese të horoskopit gjithmonë të pakënaqura, por asnjëherë nuk veprojnë
19 Korrik 2025, 10:38



Pse nuk e nxit qeveria prodhimin vendas, kur jep statusin e investitorit strategjik?!
19 Korrik 2025, 09:41
Këmbimi valutor 19 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
19 Korrik 2025, 09:35

E kishte kthyer shtëpinë në laborator droge, arrestohet 49-vjeçari shqiptar
19 Korrik 2025, 08:53
Aksident në Tiranë/ Përplaset për vdekje 54-vjeçari që lëvizte me biçikletë
19 Korrik 2025, 08:36
Vjen sërish i nxehti afrikan, temperaturat ngjiten në 40 gradë
19 Korrik 2025, 08:19

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
19 Korrik 2025, 07:51
WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus
18 Korrik 2025, 21:43
Një 'parajsë' e lodhshme dhe kaotike: Shqipëria në sytë e ‘Le Figaro’
18 Korrik 2025, 21:19
SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive
18 Korrik 2025, 20:59
UEFA refuzon San Siro-n për Euro 2032
18 Korrik 2025, 20:30
Shpërthim në qendrën e trajnimit për sherifët, tre të vrarë në Los Angeles
18 Korrik 2025, 20:12
U futën për t'u larë, mbyten dy vëllezër të mitur në lumin Shkumbin
18 Korrik 2025, 19:49



Alimehmeti: Doli fytyra e vërtetë, Rama po sillet si diktator në shkelje të çdo ligji
18 Korrik 2025, 18:47

Panik gjatë fluturimit në SHBA, 23-vjeçari shqiptar tenton të hapë derën e avionit
18 Korrik 2025, 18:13

Meta: Vetëm një opozitë e mirëorganizuar e shkërmoq ‘kalanë e rërës’ që ka ngritur Rama
18 Korrik 2025, 17:33
“O Endri dole shumë i pabesë”, si u kërcënua Shabani për mandatin e deputetit?
18 Korrik 2025, 17:15
Trump hedh poshtë akuzat për lidhje me Jeffrey Epstein
18 Korrik 2025, 17:06
Rritja e çmimeve dekurajon italianët, refuzojnë pushimet në bregdetin shqiptar
18 Korrik 2025, 16:47
Euro zbret në nivelin më të ulët për këtë vit
18 Korrik 2025, 16:29

Bashkëshorti i ndërroi jetë, 47-vjeçarja denoncon klinikën: Nuk e diagnostikuan si duhet
18 Korrik 2025, 15:58

Një mbrëmje ku teknologjia e së ardhmes solli risinë e Iluma i te Vila 31
18 Korrik 2025, 15:24
Gjendet pa shenja jete roja në Portin e Sarandës
18 Korrik 2025, 15:11
Siguria dhe mbrojtja e Kosovës, Shqipëria dhe NATO
18 Korrik 2025, 14:59
Vala e të nxehtit ekstrem prek Shqipërinë, meteorologia: Ja zonat më problematike
18 Korrik 2025, 14:57
Berisha: Rama prishi objektet në Theth pas zgjedhjeve sepse banorët nuk e votuan
18 Korrik 2025, 14:39
Mungesa e kaliumit rrit rrezikun për zemrën dhe trurin
18 Korrik 2025, 14:21

Grabiti një makinë në Astir, arrestohet 28-vjeçari (EMRI)
18 Korrik 2025, 13:38

Beleri: Prishja e objekteve në Theth hakmarrje politike e Ramës!
18 Korrik 2025, 12:58
Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike
18 Korrik 2025, 12:40
"Audi përplaset me "Benz-in" në Fushë-Krujë, nisen drejt Traumës 3 të rinj
18 Korrik 2025, 12:26
Habit Rama: Një ditë do kemi një ministër nga Inteligjenca Artificiale
18 Korrik 2025, 12:18



Revista amerikane: Ja kush janë 4 kafet më të mira në Tiranë
18 Korrik 2025, 11:13
Raporti i "Heritage" për Berishën/ Gjokutaj: Delina Fico përpiluesja e 'nongratës'!
18 Korrik 2025, 10:57

Plagosja e dyfishtë në Sarandë/ Policia zbardh dinamikën, në kërkim 4 persona (EMRAT)
18 Korrik 2025, 10:28
Analiza e DW: Pse Berlini refuzoi buxhetin bilionësh të Brukselit?
18 Korrik 2025, 09:57
Arrestohet 28-vjeçari i armatosur në Shkodër (EMRI)
18 Korrik 2025, 09:40

Studimi zbulon se sa duhet të ecim për të shmangur dhimbjet kronike të shpinës
18 Korrik 2025, 09:06
I vendoset tritol lokalit te "Rruga e Durrësit" në Tiranë
18 Korrik 2025, 08:43
Digjen dy makina të parkuara në Korçë
18 Korrik 2025, 08:26
Këmbimi valutor 18 korrik, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja
18 Korrik 2025, 08:16
Horoskopi për ditën e sotme, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
18 Korrik 2025, 08:01
Parashikimi i motit për ditën e sotme
18 Korrik 2025, 07:45