Flash News

E-TJERA

Përfituan të ardhura nga rrjetet sociale, por nuk i deklaruan, nis hetimi për 100 individë e biznese

Përfituan të ardhura nga rrjetet sociale, por nuk i deklaruan, nis

Drejtoria e Hetimit pranë Administratës Tatimore ka nisur hetimet ndaj 100 individëve dhe subjekteve pasi dyshohen se kanë përfituar të ardhura nga platformat sociale si Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, Google dhe PayPal, por nuk i kanë deklaruar.

Sipas verifikimeve paraprake, dyshohet se vlera totale e të ardhurave të padeklaruara arrin në 33 milionë euro.

“Drejtoria e Hetimit ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale (Facebook; TikTok; YouTube; Instagram; Google; PayPal), ku nga verifikimet paraprake dyshohet për rreth 33 milionë euro të padeklaruara.

Administrata Tatimore ka njoftuar më datë 29 mars, përmes rrjeteve sociale, që individët dhe subjektet të përmbushin detyrimet ligjore nëpërmjet vetëdeklarimit në DIVA 2024. Ftojmë tatimpaguesit që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar”, njoftojnë Tatimet.

Përfituan të ardhura nga rrjetet sociale, por nuk i deklaruan, nis

Të fundit