Flash News

E-TJERA

Vatra e dytë e murtajës në Korçë, asgjësohen mbi 190 krerë bagëti

Vatra e dytë e murtajës në Korçë, asgjësohen mbi

Autoritetet veterinare kanë konfirmuar sot vatrën e dytë të murtajës në qarkun e Korçës, konkretisht në fshatin Shkozë të bashkisë Maliq.

 Sipas burimeve zyrtare, shpërthimi i sëmundjes është identifikuar në një fermë në pronësi të shtetasit Enkel Shkëmbasi.

Si masë parandaluese, janë urdhëruar për asgjesim rreth 192 krerë bagëti, ndërkohë që rreziku i përhapjes në zonë mbetet shumë i lartë. Përreth fermës ndodhen disa grumbullime të tjera me kafshë, me distanca që shkojnë deri në 500 metra, duke e çuar numrin e përgjithshëm të krerëve të rrezikuar në rreth 5000.

Po zbatohen të gjitha procedurat e nevojshme për asgjësimin e kafshëve të prekura dhe po monitorohet me përforcim një perimetër sigurie prej 3 deri në 10 kilometra rreth vatrës së identifikuar.

Autoritetet u bëjnë thirrje fermerëve të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë menjëherë./BW

Të fundit