Flash News

E-TJERA

AKU njofton se bllokoi mbi 1 KV djath në Shkodër, por nuk tregon shkakun

AKU njofton se bllokoi mbi 1 KV djath në Shkodër, por nuk tregon

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër bën me dije se ka bllokuar një sasi prej 114 kilogramësh djathë kaçkavall dele, pas kryerjes së analizave laboratorike.

Megjithatë, AKU nuk jep informacion konkret mbi shkaqet që çuan në këtë masë ekstreme.

"AKU informon se, bazuar në ligjin për inspektimin, është marrë masa e bllokimit të produktit dhe ndërprerja e menjëhershme e linjës së prodhimit, derisa të plotësohen kushtet për rifillimin e aktivitetit.

Por ndërsa institucioni konfirmon ndërhyrjen dhe asgjësimin e produktit, mbetet i paqartë shkaku konkret i bllokimit.

A kishte prani vaji palme në përbërje të djathit?
A u konstatuan mbetje qumështi pluhur?
A pati probleme me kushtet higjieno-sanitare apo paketimin?
A pati probleme me paketimin, etiketat?
Asnjë nga këto pyetje nuk merr përgjigje nga deklarata e AKU-së, duke shtuar edhe më tej mungesën e transparencës, në një moment kur shqetësimi i konsumatorëve për sigurinë ushqimore është më i lartë se kurrë", thuhet në njoftimin e AKU. 

Të fundit