Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Po lëviznin me monopatina, taksia përplas tre fëmijë

Tiranë/ Po lëviznin me monopatina, taksia përplas tre

Një aksident ka ndodhur sot paradite pranë urës te ish-Hotel Dajti në Tiranë.

Një taksi ka përplasur tre fëmijë që lëviznin me dy monopatina. Për pasojë, tre fëmijët janë plagosur dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësor.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

"Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.

Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit", njofton policia.

Të fundit