Flash News

Bota

Irani: Instalacionet bërthamore pësuan dëmtime të rënda nga sulmi ajror i SHBA-ve

Irani: Instalacionet bërthamore pësuan dëmtime të rënda

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit ka pranuar për herë të parë se instalacionet bërthamore të vendit janë dëmtuar rëndë nga sulmet ajrore të SHBA-ve, megjithëse nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Kjo deklaratë vjen pak orë pas raportit të shërbimeve amerikane të inteligjencës, që sugjerojnë se goditjet nuk kanë prekur thelbin e programit bërthamor të Iranit, duke ruajtur rezervat e uraniumit të pasuruar dhe centrifugat pothuajse të paprekura.

Raporti preliminar i Pentagonit, i bërë publik nga CNN, bie në kontrast me deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, i cili kishte pohuar se sulmet kanë shkatërruar plotësisht kapacitetet bërthamore iraniane.

Trump ka mohuar besueshmërinë e raportit të inteligjencës dhe ka thënë përpara Samitit të NATO-s se sulmet kanë shkaktuar një “shuarje të rëndësishme” të instalacioneve bërthamore.

Presidenti amerikan ka vazhduar sulmet ndaj mediave si CNN dhe New York Times, duke i cilësuar si “mbeturina”, ndërsa theksoi se programi bërthamor i Iranit është kthyer dekada pas, duke nënvizuar suksesin e sulmeve amerikane. Kjo zhvillim shënon një tension të ri në raportet mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa debati për ndikimin real të sulmeve vazhdon.

Të fundit