Flash News

E-TJERA

Turistët nuk vijnë, shqiptarët ikin!

Turistët nuk vijnë, shqiptarët ikin!

Gjatë muajit maj 2025, sipas të dhënave të INSTAT, numri i hyrje-daljeve të shtetasve të huaj në territorin shqiptar ka qenë më i lartë se ai i vendasve. Megjithatë, ritmi i rritjes së turistëve të huaj ka shënuar një ngadalësim të dukshëm krahasuar me një vit më parë.

Në total, në Shqipëri kanë hyrë 1.676.222 shtetas shqiptarë dhe të huaj – një rritje me 4,3% krahasuar me majin 2024. Nga këta, 689.145 janë shtetas shqiptarë që kanë hyrë në vend, duke reflektuar një rritje me 8,9%.

Nga ana tjetër, hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri arritën në 987.077, por rritja e tyre është ngadalësuar ndjeshëm. Ndërkohë, shqiptarët kanë udhëtuar më shumë jashtë vendit: 710.048 shtetas rezultojnë të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, me një rritje prej 7,2% krahasuar me majin e vitit të kaluar.

Turistët nuk vijnë, shqiptarët ikin!

Në kontrast, daljet e shtetasve të huaj gjatë muajit maj 2025 ishin 945.052, një rënie me 0,9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pjesa dërrmuese e të huajve që kanë hyrë në Shqipëri vjen nga rajoni i Evropës – rreth 95%. Evropa Jugore zë peshën më të madhe, me 72% të hyrjeve, e ndjekur nga Evropa Perëndimore me 14%.

Turistët nuk vijnë, shqiptarët ikin!

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit