Flash News

E-TJERA

Vijon skandali i Salmonelës në Shqipëri, kapen disa ngarkesa në doganë

Vijon skandali i Salmonelës në Shqipëri, kapen disa ngarkesa

Skandali me mishin me salmonela nuk paska fund në Shqipëri.

Ditët e fundit dy kompani shqiptare që merren me tregtimin e mishit nga importi kanë futur disa ngarkesa të cilat pasi janë marrë monstrat kanë rezultuar me salmonela nga ISUV, i cili është dhe laboratori i çertifikuar ndërkombëtarisht për analiza të tilla.

Në këtë rast, pas konstatimit të rasteve me Salmonela pasi bëhen analizat, inspektori i PIK, në kufi që ka marrë dhe mostrat, urdhëron subjektin të kthejë sasinë e importuar në vendin e origjinës.

Por nuk ka ndodhur kështu. Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të AKU, Manush Kullolli, më datë 20.06.205, është kërkuar që të bëhet analiza në një nga vendet e BE, kur vetë ai disa ditë më parë, saktësisht më datë 30.05.2025 i ka kthyer përgjigje bizneseve se nuk mund të bëhen analizat jashtë.

Nuk  kuptohet pse drejtori i përgjithshëm i AKU nuk ka besim tek një institucion si AKU, për t’i bërë analizat jashtë dhe pse ka ndërruar mendim. Me këtë logjikë mbase duhet ta mbyllim ISUV pasi nuk është i besueshëm si laborator i certifikuar sipas AKU.

SYRI është në dijeni dhe të 2 subjekteve që kanë importuar sasinë e mishit me salmonelë, por deri sa kjo sasi nuk ka hyrë në tregun shqiptar, nuk do t’i publikojmë emrat e tyre, pasi nuk përbëjnë rrezik për konsumatorin.

Nëse kjo sasi do të hyjë në tregun shqiptar, atëherë ne do të publikojmë emrat e tyre dhe do të denoncojmë këtë shkelje të hapur të ligjit./Syri.net

Të fundit