Flash News

E-TJERA

"Temperaturat do të arrijnë deri në 40°C"/ AKMC apel qytetarëve: Tregoni kujdes!

"Temperaturat do të arrijnë deri në 40°C"/ AKMC

Agjencia e Mbrojtjes Civile ka ndarë një paralajmërim për qytetarët, lidhur me temperaturat ekstreme që parashikohet të pushtojnë vendin. 

AKMC thotë se në ditët në vijim temperaturat do të arrijë deri në 40°C, ndërsa u ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes, në veçanti të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

Gjithashtu AKMC bën apel që qytetarët të shmangin qëndrimin në diell dhe të tregojnë kujdes me përdorimin e zjarrit në ambjente të hapura pasi këto temperatura rrisin rrezikun për zjarre në pyje dhe në zona rurale. 

"Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, bazuar në parashikimet e IGJEO dhe ERCC paralajmëron se në ditët në vijim temperaturat do të arrijnë deri në 40°C, duke rritur ndjeshëm rrezikun për zjarre në pyje dhe zona rurale.

U bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Shmangni qëndrimin në diell gjatë orëve të nxehta dhe tregoni kujdes me përdorimin e zjarrit në ambiente të hapura.

Raportoni çdo zjarr apo tym në numrin 128 ose 112!
Respektimi i masave parandaluese shpëton jetë, pronë dhe natyrën! Bashkëpunimi juaj është jetik për një verë të sigurt.

Të fundit