Flash News

E-TJERA

Arjan Ndoja dëshmon në SPAK për atentatin e 2019-ës: Qëlluan nga dy armë, dola nga makina dhe humba ndjenjat

Arjan Ndoja dëshmon në SPAK për atentatin e 2019-ës:

Ish-prokurori, Arjan Ndoja ka dëshmuar në GJKKO për atentatin e bërë ndaj tij në nëntor të vitit 2019, për të cilin po gjykohen Plaurent Dervishi dhe Julian Meçe.

Ndoja ka treguar se të shëtnat ndaj tij, Andi Malokut dhe Aleksandër Lahos, erdhën nga dy armë. Ndoja tregon se ka dalë nga makina, por ka humbur ndjenjat dhe e ka gjetur veten në spital.

Ai ka pohuar se s’ka pasur përplasje me askënd dhe se njeh vetëm Plarent Dervishajn, të cilin e ka takuar në një rast me një avokat.

DËSHMIA E NDOJËS:

Në 2019 kam banuar në Tiranë, me punë kam qenë në Durrës. Gjatë muajit kam banuar në qytetin e Shëngjinit për periudhën që ti më pyet.

Kam pasur makinë Mercedes Benz, automjetin e drejtonin të gjithë personat e familjes. Gjate muajit tetor të 2019 kam marrë një djalë në punë, i cili fatkeqësisht nuk jeton më, Andi Maloku. Ka qëndruar me mua rreth një muaj, më shumë i kam dhënë unë makinës sesa ai, thjesht doja të ishte

Përveç situatës që u godita me armë zjarri, nuk ka diçka tjetër.

Ka qenë data 1 nëntor, ora 13:00. Konsumuam drekë me ca miq, kemi ndenjur deri rreth orës 16:00. Kam qenë me shoferin Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahon. Këtë e kam njohur si avokat.

Në makinë drejtues mjeti ka qenë Andi Maloku, unë isha në sediljen e pasagjerit, pas ishte Aleksandër Laho. Unë do kthehesha për shtëpi, edhe ai për shtëpi, kemi pasur një segment të përbashkët rruge.

Te pjesa e parkimit të lokalit, kemi ndenjur 10 minuta, nuk e di a ka pasur njeri. Itinerari, te ura e Dajlanit, pastaj te mbikalimi, sa kaluam në mbikalim, filluan të shtënat. Nuk e kuptova fillimisht, mu duk si plastmas, plumbat vinin nga mbrapa.

Nuk kemi arritur ta shohim makinën, se nuk arrim dot.

Të shtënat kanë qenë nga dy armë, se dallohet zhurma e ndryshme. Kanë qenë të shtëna, por jo breshëri.

S’jam e sigurt sa, por 13 predha duhet të jenë.

Makina u ngadalësua nga i ndjeri. Vetëm 3 minuta kam qenë koshient, jam rrëzuar në tokë pasi dola nga makina, isha pa ndjenja 6-7 minuta dhe e kam pa veten në spital.

Momentin që ka hapur derën, ndjesë pastë, Andi ra, duhet të ketë pasur dhimbje. Se ia doli të dalë nga makina. Është si xhep vendi ku na goditën.

Nuk kam dijeni kush më ka qëlluar.

Nuk kam pasur absolutisht me asnjë njeri asnjë problem, as me kthyer kokën mbrapa as majtas. Nuk kam pasur, e nuk kam shqetësime.

Fizikisht njoh vetëm këtë njeriun këtu (Plarent Dervishaj). Kam qenë në një takim një herë me një avokat.

Unë motivin dua të di. Kam dëgjuar nga shtypi, nga shkresat që më keni nisur ju, por nuk e di pse e kanë bërë. Nuk i kam borxh askujt, më intereson arsyeja.

Kam një shtëpi në Shëngjin. Aty kam qëndruar. Nuk kam parë automjete të dyshimta, ndoshta ju duket e habitshme, por nuk kam pasur asnjë shqetësim. Edhe sot, pas 6 vitesh, të dalë dikush të më thotë se ça borxhi u kam.

I vetmi shqetësim i imi ka qenë nga kryeministri, ish zv kryeministri, që kanë bërë deklarata publike për mua dhe për vetingun e famshëm. Janë bërë lëvizje mashtruese në rotondo, që teknikisht të ndryshosh.

Unë vetëm një shqetësim kam pasur në atë kohë, deklaratat e drejtuesve të qeverisë. Sepse mendoja që mund të më vinin operacionalen, ose të më bënin presion me vetingun. Të vetmet lëvizje mashtruese që kam bërë në atë kohë ka qenë për të evitoj operacionalen.

Të fundit