Flash News

E-TJERA

Bëri moralistin me Starmer, deputeti britanik i kujton Ramës hipokrizinë me kampet e refugjatëve

Bëri moralistin me Starmer, deputeti britanik i kujton Ramës

Deputeti britanik Nigel Farage ka sulmuar ashpër kryeminsitrin Edi Rama dhe e ka akuzuar për hipokrizi, pais ky i fundit, e quajti “të turpshme” që Britania e Madhe po kërkon një vend të tretë për të strehuar në kampe refugjatët.

Këto komente Rama i bëri në një intervistë për “The Guardian” ku deklaroi Britania ndodhej në një “vend të errët” dhe e gjitha për shkak të Brexit.

“Tetëdhjetë përqind e gjërave që thuhen, shkruhen ose pranohen si pjesë normale e diskursit në Britaninë e sotme janë gjëra që para Brexit-it do të kishin qenë krejtësisht të papranueshme, krejtësisht qesharake, krejtësisht të turpshme”, tha Rama.

Farage është shprehur se vetë Rama i cili kritikoi Keir Starmer, ka negociuar për muaj me radhë me kryeministren Giorgia Meloni, për dy kampet e refugjatëve të ngritura në Gjadër dhe në Shëngjin.

“Si mund të na kritikojë kur kaloi muaj të tërë duke negociuar me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.  Ai kishte rënë dakord të merrte një numër të madh të emigrantëve të tyre që kalonin Mesdheun”, deklaroi Farage.

Deputeti britanik iu drejtua Ramës duke i kujtuar shqiptarët të cilët ndodhen në burgjet britanike.

“Po ju them diçka, z. Rama, a e dinit se një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg? Pra, tregoni pak vullnet të mirë dhe merrini të gjithë nesër, sepse kjo është hipokrizi”, tha Farage.

Komentet e Ramës erdhën afërsisht një muaj pasi Sir Keir Starmer vizitoi Tiranën për të diskutuar krijimin e "qendrave të kthimit" për azilkërkuesit e refuzuar, si pjesë e përpjekjeve për të trajtuar kalimet me anije të vogla në Kanalin Anglez.

Të fundit