Flash News

E-TJERA

"Na e bëni Shqipërinë sikur është Parisi", Malaj debat me Harizin: 30% e popullsisë është e varfër

"Na e bëni Shqipërinë sikur është Parisi",

Eksperti i ekonomisë Arben Malaj u përfshi në një debat me kreun e bordit drejtues të Shoqatës së Ndërtuesve, Erion Harizi, gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan.

Shkak u bë një koment i Harizit se sipas sipas tij “nuk ka të pastrehë Shqipëria”.

Malaj nga ana tjetër tha se 30% e popullsisë në vendin tonë është e varfër dhe se në asnjë vend të botës strehimi nuk është zgjidhur nga kontributi i kompanive të ndërtimit.

Pjesë nga debati: 

Arben Malaj: Unë kam merak çfarë ndodh me politikat sociale të vendit tim. Nga rritja e çmimit shteti merr më shumë taksa. Taksa nuk duhet të jetë të bëjë rrugë, duhet të kompensojë atë që i është rritur qiraja dhe atë që nuk blen dot shtëpinë. Për atë jam unë, për politikë, nuk jam për emra kompanish.

Erion Harizi: Ndërtimi është i vetmi sektor sot që kontribuon 3% të sipërfaqes së vet për të pastrehët dhe janë me mijëra metër katrorë në bashkinë e Tiranës dhe miliona euro të arkëtuara nga 3%.

Arben Malaj: Nuk ka vend në botë që strehimi është zgjidhur nga kontributi i kompanive të ndërtimit.

Erion Harizi: Nuk e di a do zgjidhet, por sipas asaj nuk ka të pastrehë Shqipëria.

Arben Malaj: Kush tha që nuk ka të pastrehë Shqipëria? Jeni në të apo jo? S’paska të pastrehë Shqipëria?

Erion Harizi: E dini sa ka kontribuar ndërtimi?

Arben Malaj: Po si ka mundësi që Bashkia e Tiranës jep 1 mijë kredi dhe ministri e Ekonomisë do japë 1 mijë të tjera? Si s’paska?

Erion Harizi: Janë kredi të buta ato.

Arben Malaj: Na e bëni këtë gjë kështu mo? Shqipëria ka 30% të popullsisë së varfër.

Erion Harizi: A e di sa metër katrorë ka Bashkia e Tiranës në dispozicion?

Arben Malaj: Është vendi më i varfër në Ballkan.

Erion Harizi: O pikë e zezë!

Arben Malaj: Është vendi që ka pagat më të ulëta. Na e bëni Shqipërinë sikur është Parisi! Çfarë thua mo?

Erion Harizi: A e dini sa ka kontribuar ndërtimi apo jo? I keni në shifra sa ka kontribuuar ndërtimi apo jo? 500 milionë euro në 5 vitet e fundit. Ktheje në koston e Mirës dhe sa apartamente bëhen për të pastrehët.

 

 

Të fundit