Flash News

E-TJERA

Shpërthim me tritol në një dyqan në Fushë Krujë

Shpërthim me tritol në një dyqan në Fushë Krujë
Foto Ilustruese

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në hyrjen e një dyqani në aksin Fushë Krujë-Derven.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:15, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Dyqani është në përdorim nga shtetasi D. L., 30 vjeç,

“Rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven, në hyrjen e dyqanit në përdorim nga shtetasi D. L., rreth 30 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor sëbashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit”, njofton policia.

Të fundit