Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali 36 mijë euro/ Berisha: Endri Fuga mori avionin në dispozicion për Edi dhe Linda Ramën

Skandali 36 mijë euro/ Berisha: Endri Fuga mori avionin në dispozicion

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët, foli edhe për raportimin në media se Edi Rama udhëtoi pak ditë më parë drejt aeroportit të Schiphol-it në Hagë me një avion charter të tipit Gulfstream Aerospace G-IVSP, me regjistrimin “TC-EMR”, që kushton minimalisht 35 mijë euro vetëm vajtje.

Berisha: 36 mijë euro merr Endri Fuga, avionin në dispozicion për Edi dhe Linda Ramën.
Në një kohë kur 18 përqind e fëmijëve në Shqipëri nuk kanë tre vakte ushqim në ditë.
Për mua është abuzim ekstrem me pushtetin.
Me Holandën, Belgjikën ka disa linja të lira çdo ditë dhe Ramaduro me zonjën e tij, mund të udhëtonin me 40-50 euro biletën dhe të paguanin edhe diçka tjetër më shumë si preferencë.
Por nuk mundet, u duhet avioni në dispozicion.
Por kjo mbrohet nga Altin Troplini se ky është një akt i dënueshëm.
Nuk ekziston asnjë ligj, asnjë vendim që e autorizon kryeministrin që të veprojë në këtë mënyrë.
Samiti i NATO-s ishte i paralajmëruar muaj më para dhe muaj më parë mund të prenotoheshin biletat.
Por jo, do shkonte i kapardisur me çarter pasi shpenzoi 21 milionë euro.
A u kujtohet kur u thoshte shqiptarëve se çarteri është më i lirë se biletat?
Çfarë mashtrimi bënte.
Kështu që nuk mund të mos e dënoj me forcën më të madhe këtë akt..

Të fundit