Flash News

Bota

Lajm i keq për emigrantët, Gjermania pezullon përkohësisht bashkimet familjare

Lajm i keq për emigrantët, Gjermania pezullon përkohësisht

Parlamenti gjerman ka miratuar një ligj të ri që pezullon për dy vite bashkimet familjare për refugjatët që nuk kanë status të plotë azili. Lajmi u bë i ditur nga Deutsche Welle.

Vendimi prek ata që kanë marrë të ashtuquajturën “mbrojtje plotësuese”  një formë mbrojtjeje që u jepet personave që nuk plotësojnë kushtet për azil, por që gjithsesi nuk mund të dëbohen për shkak të rrezikut në vendin e origjinës.

Projektligji u propozua nga Ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt nga Unioni Kristiansocial (CSU) dhe u miratua me 444 vota pro dhe 135 kundër në Bundestag, dhoma e poshtme e parlamentit.

Kjo është një përpjekje e qeverisë së Kancelarit Friedrich Merz për të ashpërsuar politikat e imigracionit. Edhe partia e ekstremit të djathtë, AfD, e mbështeti këtë nismë.

Të fundit