Flash News

E-TJERA

Shpërthen bombola e gazit në Shëngjin, plagoset një grua

Shpërthen bombola e gazit në Shëngjin, plagoset një grua

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Ishull Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 dhe për pasojë është dëmtuar pronarja e shtëpisë.

64-vjeçarja me iniciale M. B., është transportuar në Spitalin e Traumës për mjekim të specializuar.

“Rreth orës 12:15, në Ishull Shëngjin, ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetases M. B., 64 vjeçe.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. B., e cila është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit“, njoftoi policia.

Të fundit