Flash News

Bota

Michelle Obama rindez thashethemet për divorc me Barack Obama

Michelle Obama rindez thashethemet për divorc me Barack Obama

Ish-Zonja e Parë e SHBA-ve, Michelle Obama, ka rikthyer në qendër të vëmendjes spekulimet për një krizë në martesën e saj me Barack Obamën, pas një interviste të fundit ku komentet e saj më shumë ngjallën dyshime sesa dhanë qartësi.

E ftuar në podkastin Wild Card të NPR me gazetaren Rachel Martin, Michelle foli për thashethemet e vazhdueshme për një divorc të mundshëm, por pa i mohuar qartë ato. “Fakti që njerëzit nuk më shohin në takim me burrin tim ngjall thashetheme për fundin e martesës sonë”, tha ajo me një dozë ironie.

Kur gazetarja e quajti me shaka këtë si “apokalips”, Michelle u përgjigj:
“Është apokalipsi. Ne nuk bëjmë selfie. Nuk postojmë fotografi në Instagram çdo minutë të jetës sonë.”

Megjithëse e tha me humor, deklarata e saj nuk e shua zërin e publikut. Përkundrazi, mungesat e saj në evente publike pranë Barack-ut këtë vit  përfshirë inaugurimin presidencial dhe ceremoninë mortore të ish-presidentit Jimmy Carter  kanë nxitur më tej thashethemet për një distancë në çift.

Zërat u shtuan edhe më shumë pas shfaqjes së saj në një klub plazhi luksoz në Majorka, në shoqërinë e vajzave të saj dhe një miku, por pa bashkëshortin. Kjo u pa nga shumë ndjekës si një tjetër sinjal për krizë në çift.

Vetë Michelle e komentoi shkëputjen si një zgjedhje personale për më shumë privatësi:
“Një nga vendimet më të mëdha që mora këtë vit ishte të qëndroja në shtëpi dhe të mos merrja pjesë në funerale, inaugurime dhe të gjitha gjërat që duhet të bëj.”

Megjithatë, mungesa e mohimive të qarta dhe distanca publike mes çiftit Obama vazhdon të ushqejë dyshimet për një krizë serioze në martesën e tyre. Deri më tani, as Barack dhe as zëdhënësit e tij nuk kanë reaguar.

Të fundit