Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në Pogradec, plagosen 3 persona

Përplasen dy makina në Pogradec, plagosen 3 persona

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin Tushemisht.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e si pasojë e përplasjes janë plagosur tre persona.

Ata janë dërguar drejt spitalit të Pogradecit për ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Të fundit