Flash News

E-TJERA

Shfrytëzoi hapësirën publike për parkim privat, nën hetim 44-vjeçari dhe drejtori i Policisë Vlorë

Shfrytëzoi hapësirën publike për parkim privat, nën

Procedohet penalisht një person pasi akuzohet se kishte zaptuar këtë hapësirë, duke e kthyer në parkim privat, në mënyrë të kundërligjshme në Vlorë.

Policia lokale njofton se bashkë me R. F. (M)., 44 vjeç po hetohet edge drejtori i Policisë Bashkiake Vlorë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

DVP Vlorë

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme, në Vlorë.

Procedohet penalisht një shtetas që kishte zaptuar këtë hapësirë, duke e kthyer në parkim privat, në mënyrë të kundërligjshme.

Procedohet penalisht edhe drejtori i Policisë Bashkiake Vlorë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, konkretisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare si dhe Komisariati i Policisë Vlorë, në mbështetje dhe të Policisë Bashkiake, kanë kryer kontrolle në terren me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme dhe të shfrytëzuara si parkime private kundrejt pagesës.

Gjatë kontrolleve, në zonën e quajtur ish “Shkolla e Marinës”, në lagjen “10 Korriku”, u evidentua një rast ku në hapësirën publike ishin vendosur tabela dhe trarë elektrikë për ta shfrytëzuar si parkim privat me qëllim përfitimin e të ardhurave.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. F. (M)., 44 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në mbështetje të Policisë Bashkiake, automjetet e parkuara në këto hapësira u tërhoqën me karrotrec, me qëllim lirimin e hapësirës publike.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin E. I., 30 vjeç, me detyrë drejtor i Policisë Bashkiake Vlorë, i cili dyshohet se nuk ka kryer detyrën për të ndaluar këtë rast të paligjshmërisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë mbetet e angazhuar për garantimin e hapësirave publike dhe nuk do të tolerojë asnjë rast shfrytëzimi të tyre në mënyrë të paligjshme. Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast të tillë në numrin 112.

Të fundit