Flash News

E-TJERA

Tjetër aksident me monopatinë në Tiranë, makina përplas një 17-vjeçar

Tjetër aksident me monopatinë në Tiranë, makina përplas

Tjetër aksident me monopatinë shënohet sot në Tiranë.

Policia kryeqytetase njofton se një 17-vjeçar është aksidentuar sot nga një makinë teksa po lëvizte me monopatinë. 

Drejtuesi i automjetit, një 40-vjeçar u procedua në gjendje të lirë nga policia.

“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. Q., 40 vjeç, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me monopatinën me të cilën lëvizste një 17-vjeçar. Si pasojë është dëmtuar 17-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit