Flash News

DITARI POLITIK

Sot nis rinumërimi i 587 kutive të Fierit, a do ta mbajë mandati Zegjineja?

Sot nis rinumërimi i 587 kutive të Fierit, a do ta mbajë mandati

Ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të nisë procesin e rinumërimit të fletëve të votimit për qarkun e Fierit.

Nga ora 09:00, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kryeqytet ka nisur hapja e 587 kutive të votimit për të kontrolluar saktësinë e rezultateve fillestare në këtë qark që prodhon 16 mandate në Parlament.

 Në Fier, Partia Demokratike mori 4 mandate, kundrejt 12 që fituan socialistët.

Rinumërimi është jetik për dy forca të reja politike nëse vërtetohen gabime në numërimin apo vlefshmërinë e votave. Nisma “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt humbi mandatin për rreth 500 vota, dhe nëse gjatë rinumërimit Azmer Duleviç fiton këto vota, ai bëhet deputet.

Kjo do të thotë se PS mund të humbasë një mandat, dhe në këtë rast jashtë parlamentit do të mbetej Zegjine Çaushi.

Zegjine Çaushi rrezikon mandatin jo vetëm nga jashtë partisë, por edhe brenda PS-së, pasi fitoi me vetëm 64 vota më shumë se rivalja e saj brenda partisë, Maldrita Bardhos.

Partia “Mundësia” gjithashtu duhet të sigurojë të paktën 519 vota nga rinumërimi dhe t’i marrë PS-së një deputet për të hyrë në parlament.

Mbeten për t’u parë se si do të jenë rezultatet e procesit të rinumërimit të qarkut Fier.

Të fundit