Flash News

E-TJERA

22 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 2 ende aktive

22 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 2 ende aktive

22 vatra zjarri u raportuan në 24 orët e fundit në vendin tonë, nga të cilat 20 janë shuar dhe 2 vijojnë të mbeten aktive.

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatin Hoshtimë të bashkisë Vlorë dhe në pyllin e Ballenjës në Bulqizë.

Ndërkohë janë shuar vatrat në:

Fshatin Zvërnec, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë.

Lagjen Pavarësia, njësia administrative Rajoni Nr 5, bashkia Vlorë.

Qytetarja fiton gjyqin kundër “Raiffeisen”, banka e zhvati për kredinë me letra false të ish-burrit

Fshatin Arshi Lengo, njësia administrative Antigonë, bashkia Gjirokastër.

Fshatin Kosinë, njësia administrative Piskovë, bashkia Gjirokastër.Fshatin Kolsh, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë.

Fshatin Markatomaj, njësia administrative Zejmen, bashkia Lezhë.

Fshatin Hoten, njësia administrative Bushat, bashkia Vau Dejes.

Fshatin Gojan, njësia administrative Gjegjan, bashkia Pukë.

Fshatin Frakull, njësia administrative Frakull, bashkia Fier.

Fshatin Lin, njësia administrative Udenisht, bashkia Pogradec.

Fshatin Frutikulturë, njësia administrative numër 2, bashkia Kamëz.

Fshatin Llugaj, njësia administrative Llugaj, bashkia Tropojë.

Fshatin Golaj, njësia administrative Golaj, bashkia Has.

Qytetin Selenicë, njësia administrative Selenicë, bashkia Selenicë.

Afër hotel Adriatikut, njësia administrative Rajoni Nr. 5, bashkia Durrës.

Në fshatin Kërcukje, njësia administrative Ndroq, bashkia Tiranë

Në lagjen Matohitaj, njësia administrative Patos, bashkia Patos

Në fshatin Valias i Vjetër, njësia administrative Nr.1, bashkia Kamëz.

Në fshatin Laknas, njësia administrative Nr.1, bashkia Kamëz

Në fshatin Dugagjin, njësia administrative Derjan, bashkia Mat

Prej ditësh tashmë vendi ynë vijon të përballet me situatën e vështirë të zjarreve, për shkak të temperaturave të larta.

Të fundit